Bota

Lufta Izrael-Palestinë, senatori Schumer në SHBA bën thirrje për de-përshkallëzim të situtatës: Të arrihet armëpushimi

17 Maj 2021, 20:46 Nga DOSJA
Lufta Izrael-Palestinë, senatori Schumer në SHBA bën thirrje

SHBA- Udhëheqësi i shumicës së Senatit Amerikan, senatori Chuck Schumer, u ka bërë thirrje Izraelit dhe Palestinës që t’i japin fund luftës. Aljazeera shkruan se Schumer, dy pakët duhet që të pranojnë se nga sulmet kanë humbur shumë jetë dhe se konflikti nuk duhet të përshkallëzohet më tepër.  

“Unë dua të shoh një armëpushim të arrihet shpejt dhe të mbahet zi për humbjen e jetëve. Si rezultat i sulmeve me raketa të Hamasit dhe reagimit të Izraelit, të dy palët duhet të pranojnë se shumë jetë kanë humbur dhe nuk duhet të përshkallëzojnë më tej konfliktin,” thuhet në deklaratën e tij.

200 të vrarë gjatë përplasjeve mes Izraelit dhe Hamasit (grupit që lufton për lirinë e Palestinës), në rripin e Gazës. Mediat ndërkombëtare raportojnë se në Gaza janë 200 të vrarë, mes tyre 58 fëmijë dhe 33 gra. Izraeli raporton për 13 të vrarë, mes tyre dy fëmijë. Mbi 1, 300 persona të plagosur janë raportuar nga Ministria e Shëndetësisë në Palestinë, ndërsa dhjetra të tjerë besohet kanë mbetur nën rrënoja.

Tensionet u përhapën nga Jeruzalemi Lindor në Gaza pasi grupet e rezistencës Palestineze atje u zotuan të hakmerren ndaj sulmeve të fundit Izraelite në Xhaminë Al-Aqsa dhe lagjen Sheikh Jarrah nëse nuk ndaleshin. Izraeli pushtoi Jeruzalemin Lindor, ku ndodhet Al-Aqsa, gjatë luftës arabo-izraelite në 1967. Ai aneksoi të gjithë qytetin në 1980 në një lëvizje të njohur kurrë nga bashkësia ndërkombëtare.

Lajmi kryesor: Dita e tetë! Lufta Izrael-Palestinë, konfirmohen 200 të vrarë në Gaza, mes tyre fëmijë dhe gra

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota chuck schumer lufta izrael-palestine chuck schumer lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll