Bota

Sekuestrimi i kokainës, ministri i Brendshëm në Kosovë: Vendi ynë nuk do të jetë më streha e kriminelëve!

17 Maj 2021, 13:49 Nga DOSJA
Sekuestrimi i kokainës, ministri i Brendshëm në Kosovë:

KOSOVË– Ministri për Punët e Brendshme në Kosovë Xhelal Sveçla ka siguruar qytetarët se Kosova nuk do të kthehet në strehën e kriminelëve. Në një reagim, disa orë pas sekuestrimit të 400 kilogramëve kokainë në Lipjan, Sveçla falenderon të gjithë punonjësit e policisë që kanë bashkëpunuar në këtë operacion.

“Sot gjatë një aksioni të koordinur me institucionet e partnerëve tanë, Policia e Kosovës ka kapur një sasi të konsiderueshme të substancës së dyshuar, kokainë. Falënderoj institucionet e partnerëve tanë aleat që ndihmuan në këtë zbulim dhe përgëzoj pjesëtarët e Policisë së Kosovës për kryerjen e shkëlqyeshme të detyrës së tyre. Republika e Kosovës me të gjitha kapacitetet e saj do të jetë e pakompromis në luftimin e të gjitha aktiviteteve kriminale që rrezikojnë sigurinë e qytetarëve dhe që sfidojnë sundimin e ligjit. Pas 14 shkurtit, Republika e Kosovës nuk do të jetë më streha e kriminelëve,”- shkruan Sveçla. 

Droga u sekuestruara mesditën e sotme. Ajo vinte nga Brazili dhe ishte futur në 20 arka që supozohet të ishin mbushur me mish pule. Kamioni ku ishte futur droga rezulton të jetë në pronësi të kompanisë “MCFOODS” që ka si pronarë dy biznesmenë, Izet Sheqiri nga Kosova dhe Bledar Habili nga Shqipëria. Ky i fundit ka mohuar të ketë lidhje me këtë ngjarje, teksa është shprehur për media se kompania nuk ka në pronësi asnjë kamion. Kamioni me 400 kg kokainë, kishte kaluar nga porti i Durrësit, por me udhëzim të DEA-s është lënë të kalojë për të parë destinacionin final të kokainës. Operacioni u zhvillua nga DEA amerikane në bashkëpunim me Policinë italiane, shqiptare dhe ato të Kosovës.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni kapet 2.2 ton kokaine ne kosove xhelal sveçla kapet 2.2 ton kokaine ne kosove xhelal sveçla

Sondazh

Poll

Bota 17 Maj 2021, 10:40

SHBA– Një artikull për gazetën “Wall Street Journal” ka publikuar një nga arsyet që mund të ketë çuar në divorcin e miliarderit Bill Gates me bashkëshort...