Bota

Debati në Slloveni, reagon Vuçiç: Kishte shumë mospajtime, nuk ramë dakord për çështjen e ndryshimit të kufijve

17 Maj 2021, 13:30 Nga DOSJA
Debati në Slloveni, reagon Vuçiç: Kishte shumë

SLLOVENI– Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç u ndal të flasë për media pas takimit me liderët e Ballkanit Perëndimor, i njohur si procesi i “Brdo-Brijunit” në Slloveni, ku tha se pati edhe një përplasje mes tij dhe presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Vuçiç deklaroi se në takim kishte mospajtime, vërejtje e tension, por tha se është mësuar me këtë.

Sa i përket Serbisë, ne kemi pranuar përfundimet e propozuara. Ajo që është më e rëndësishmja për ju dhe për të cilën ekziston një konsensus është se i gjithë rajoni është në rrugën evropiane. Ne gjithashtu mbështetëm synimet për të hapur një datë për negociata… Kishte shumë gjëra për të cilat nuk ranë dakord dhe një nga çështjet kryesore është çështja e ndryshimit të kufijve. OKB është i vetmi organ në botë për të cilin mund të biem dakord dhe ne jemi të kënaqur me pjesën tjetër të tekstit. Të tjerët kërkuan shumë më tepër. Ne patëm një takim të mirë, por edhe me shumë vërejtje, dublikata, por tashmë jemi mësuar me këtë”,– tha Vuçiç.

Sipas Express, presidenti serb pranoi se s’ishte dakord lidhur me atë që u diskutua për mosndryshimin e kufijve.

Ne nuk ramë dakord për çështjen e ndryshimit të kufijve. Serbia është në favor të parimit të pandryshueshmërisë së kufijve, por disa prej tyre u kujtuan në vitin 2021 se kufijtë nuk duhet të ndryshohen. Serbia kërkon që ky parim të zbatohet gjithmonë në përputhje me statutet e OKB-së. Pra, nuk mund t’i ndryshoni kufijtë as në vitin 2008, kur Kosova shpalli pavarësinë. Ju nuk mund t’i interpretoni kufijtë ashtu siç dëshironi ose siç dëshiron dikush. Ne qëndrojmë për respektimin parimor të të gjitha parimeve të OKB-së”, – tha Vuçiç.

Në takim, i cili u zhvillua me dyer të mbyllura, pra pa media, morën pjesë edhe presidenti kroat, Zoran Milanoviç, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, anëtarët e Presidencës së Bosnjës, Millorad Dodik, Zheljko Komshiç, Shefik Gjaferoviç, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

(d.a/dosja.al)

Lajmi kryesor/ Liderët e Ballkanit marrin pjesë në samitin e Bërdo-Brioni/ Plas DEBATI mes Vjosa Osmanit dhe Aleksandër Vuçiç për ndryshimin e kufijve

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora aleksander vucic vjosa osmani aleksander vucic vjosa osmani

Sondazh

Poll

Bota 17 Maj 2021, 10:40

SHBA– Një artikull për gazetën “Wall Street Journal” ka publikuar një nga arsyet që mund të ketë çuar në divorcin e miliarderit Bill Gates me bashkëshort...