Aktualitet

1 vit nga shembja e Teatrit, aktorë e aktivistë mbajnë homazh: Krim shtetëror i pandëshkuar nga drejtësia e kapur

17 Maj 2021, 12:46 Nga DOSJA
1 vit nga shembja e Teatrit, aktorë e aktivistë mbajnë homazh:

TIRANË– Aktorë e aktivistë të cilët mbrojtën për një kohë të gjatë Teatrin Kombëtar, kanë mbajtur sot homaxhe, pasi ka kaluar një vit që nga shembja e godinës. Me lule në duar, ata kanë ndezur qirinj në vendin ku ishte godina e Teatrit Kombëtar.

Teatri Kombëtar, krim shtetëror i pandëshkuar nga drejtësia e kapur,” thuhet në pankarta.

 Në mëngjesin e 17 majit të vitit të kaluar u regjistrua një ditë e zezë për artin në Shqipëri. Ishte ora 04:30 e mëngjesit kur godina e Teatrit Kombëtar dhe Eksperimental u rrethua nga fadroma dhe Forcat Speciale Policore, duke arritur qëllimin: rrënimin e ndërtesës historike në qendër të Tiranës. Lajmi u prit me protesta në shesh, të shoqëruara nga dhunë policore dhe dhjetra të shoqëruar, ku nuk munguan qytetarët e thjeshtë dhe as përfaqësuesit e partive politike.Disa qytetarë që kundërshtuan u shoqëruan për në komisariatet e policisë. Pas shembjes së Teatrit, qytetarët u përplasën me policinë gjatë gjithë ditës.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet homazhe per shembjen e teatrit shembja e teatrit kombëtar homazhe per shembjen e teatrit shembja e teatrit kombëtar

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Maj 2021, 12:15

GJERMANI– Një vit pas shembjes së Teatrit Kombëtar në Tiranë, gazeta gjermane Suddeutsche Zeitung i ka dedikuar një artikull, ku që në titull thekson se është s...

Aktualitet 17 Maj 2021, 11:12

KOSOVË– Një kamion me 400 kg kokainë është kapur në Lipjan nga Policia e Kosovës, pasi disa ditë më pas po mbahej në vëzhgim. Burime për Dosja.al bëjnë me ...