Aktualitet

I gjetën 1.88 kg kokainë në makinë! Dedë Nimani ‘dorëzohet’ para Gjykatës: Kokainën e kisha unë, mëshirë se jam n

17 Maj 2021, 08:12 Nga DOSJA
I gjetën 1.88 kg kokainë në makinë! Dedë Nimani

TIRANË–Efektivi i RENEA-s, Xhulio Liçi u la në burg për 35 ditë nga Gjykata e Tiranës, pasi u ndalua dy ditë më parë me kokainë në makinë. Bashkëpuntori i tij, Ded Nimani është lënë në masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa Luan Gaci është lënë në arrest shtëpie.

Ka qënë vetë Dedë Nimani, ai i cili ka pranuar ditën e sotme se kokaina që u gjet në makinën e efektivit ishte e tija. Nimani është shprehur se për arsye ekonomike dhe për shkak të situatës shëndetësore të familjes së tij është detyruar që të shesë drogë. Ai bën të ditur se as Luani dhe as taksisti të cilit nuk ia mban mend emrin, duke iu referuar Xhulio Liçit, se nuk e dinin që si kishte me vete lëndë narkotike. Në fund, ai i kërkon trupit të seancës që ta falin dhe të kenë mëshirë për të.

Avokati i Xhulio Liçit, Ferdinand Ndoja është shprehur për mediat se dëshmia e Dedë Nimanit në gjykatë ka shpjeguar të gjithë ngjarjen që ka ndodhur, duke pranuar se lënda narkotike ishte e tija. Avokati tha se janë të pakënaqur nga vendimi i gjykatës pasi mund të jepej një masë sigurie më e lehtë. Ndër të tjera, Ndoja shtoi duke thënë se mes klientit të tij dhe Nimanit nuk ka asnjë njohje, e se efektivi e mori në makinë pasi ishte i vjetër në moshë.

Vetë efektivi i RENEA-s, Xhulio Liçi është përlotur përballë gjykatës duke thënë se nuk i njeh personat që mori në makinë e se arsyeja se përse e bëri këtë veprim u bë pasi Dedë Nimani ishte i moshuar në moshë. Në fund, Liçi u shpreh se i kërkoi falje të gjithë shokëve miqëve dhe të afërmeve të tij dhe se ka besim tek pafajësia e tij.

Por ndryshe nga sa pretendon efektivi, Policia e Shtetit ditën e arrestimeve raportoi se Shërbimi i Çështjeve të Brendshme të Ankesave kishte lëshuar sinjal për prangosjen e efektivit, duke vënë kolegët që ta mbikëqyrnin Liçin. Bashkë me Ded Nimanin dhe Luan Gaçin, efektivi u kap dy ditë më parë në aksin Tiranë- Durrës pranë Ndroqit. Si Gaçi, ashtu edhe Nimani, i cili ka qenë i dënuar më parë me 9 vite heqje lirie për trafik droge, përdornin Liçin si transportues duke përfituar nga statusi i tij si pjesë e forcave të rendit.

Përveç kokainës në mjetet me të cilët po qarkullonin 3 të arrestuarit janë gjetur dhe sekuestruar 5 aparate celular dhe një pistoletë me municion luftarak për të cilën nuk bëhet me dije nëse i përket efektivit apo të prangosurve të tjerë.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet ded nimani luan gaci operacioni baron xhulio lici ded nimani luan gaci operacioni baron xhulio lici

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Maj 2021, 08:10

DIVJAKË– Një 42-vjeçar është arrestuar në Divjakë pasi është autori i dy vjedhjeve në banesa dhe thyerje të një lokali. Personi me inicialet J.S, i ...