DIVJAKË– Një 42-vjeçar është arrestuar në Divjakë pasi është autori i dy vjedhjeve në banesa dhe thyerje të një lokali. Personi me inicialet J.S, i cili është banues në fshatin Çermë, ka thyer një lokal, ka vjedhur dhe dy banesa në fshat në datat 10 dhe 14 maj.
Po ashtu, është proceduar penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzim krimi”, personi me inicialet A. P., 52 vjeç.
NJOFTIMI:
Vodhi me thyerje një lokal në fshatin Çermë, Policia identifikon dhe arreston autorin e dyshuar.Dokumentohen edhe 2 vjedhje banesash të kryera në këtë fshat nga ky autor.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Divjakë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjeve të pronës të ndodhura më parë, si dhe kapjen e vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, kanë organizuar punën dhe si rezultat kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e tri vjedhjeve dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar, shtetasit J. S., 42 vjeç, banues në fshatin Çermë, Divjakë. Gjithashtu u procedua penalisht, për veprën penale “Moskallëzim krimi”, shtetasi A. P., 52 vjeç.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi J. S. është autor i dyshuar i vjedhjes me thyerje të lokalit të shtetasit D. O. dhe banesës së shtetasit G. T., ndodhur në datë 14.05.2021, si edhe i vjedhjes së banesës së shtetasit R. M., ndodhur në datë 10.05.2021, në fshatin Çermë.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme procedurale.
(A.B)/Dosja.al
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
SHKODËR- Endri Mustafa, personi që u gjet i vrarë mbrëmjen e djeshme në zonën e Livadheve në Shkodër është një emër i njohur për Policinë e Shtetit. Ai ësh...
SHKODËR– Personi i cili u gjeti i pajetë në Shkodër, Endri Mustafa ishte i zhdukur prej tre ditësh. Bëhet e ditur se familjët e tij kishin denoncuar zhdukj...
SHKODER- Endri Mustafa, 32 vjeç është viktima e gjetur në zonën e Livadheve në Shkodër.Mustafa është një person me precedent të mëparshëm penalë dhe i sk...
SHKODËR– Një bllok betoni është shkëputur nga një ndërtesë e vjetër në rrugë , ku si pasojë ka mbetur i lënduar aktori Nikolin Ferketa. Mësohet se ngjarja ...
DURRËS– 4 klandestinë janë arrestuar në portin e Durrësit pasi tentuan që të kalonin ilegalisht kufirin. Të gjithë ishin me origjinë afrikano-veriore dhe p...
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqe të parë zhvillimet që po ndodhin në Lindjen e Mesme, për shka...