Aktualitet

Operacioni Vol-Vo 4/ Arrestohet anëtari i bandës të Avdulajve, 4 akuzat që rëndojnë mbi të (EMRI)

21 Maj 2019, 07:01 Nga DOSJA
Operacioni Vol-Vo 4/ Arrestohet anëtari i bandës të Avdulajve, 4

Durrës- Në sajë të operacionit Vol-Vo 4 është arrestuar 36-vjeçari Mario Zeqiri. Ky i fundit ishte shpallur në kërkim si pjesë e bandës së Avdylit dhe akuzohet për trafik droge.

Për 36-vjeçarin Krimet e Rënda kanë dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për veprat penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”,  “Trafikim i narkotikëve”, “Grup i strukturuar kriminal” si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Njoftimi i policisë:

Operacioni policor i koduar “Vol-Vo 4” . Ndalohet  një  tjetër person  i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Forcat e posaçme Operacionale në DVP Durrës,  pas informacioneve të marra dhe një pune të mirë organizuar, bënë  kapjen dhe ndalimin e shtetasit  të shpallur në kërkim më datë  22.10.2018, në kuadër të operacionit policor të  koduar “Vol-Vo 4”  dhe konkretisht shtetasin:

• Mario Zeqiri 36 vjeç, banues në lagjen Kodër, Sukth, Durrës.

Mario Zeqiri ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë, në datë 22.10.2018 ,ka vendosur ndaj tij masën e sigurimit “Arrest me burg” për veprat penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”,  “Trafikim i narkotikëve”, “Grup i strukturuar kriminal” si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.

Gjatë “VOL-VO 4” në të gjithë Shqipërinë u goditën 4 grupe kriminale me 44 urdhër-arreste. 27 persona u vunë në pranga brenda një dite ndërsa baza e këtyre bandave ishte në Shijak dhe Lezhë. Nga ky operacion u arrestuan edhe dy ish-deputetët, Arben Çuko dhe Arben Ndoka. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet mario zeqiri në pranga anëtari i grupit të avdylave operacioni vol-vo 4 arrestohet mario zeqiri në pranga anëtari i grupit të avdylave operacioni vol-vo 4

Sondazh

Poll