Aktualitet

Kontrollet blic në burgje. Admir Tafili, Asmer Bilali e “të fortë” të tjerë me telefona në qeli (Si i kapi “mat” P

21 Maj 2019, 06:29 Nga DOSJA
Kontrollet blic në burgje. Admir Tafili, Asmer Bilali e “të

TIRANË- Një ditë pas publikimit nga Dosja.alpamjeve ekskluzive nga qelia e Safet Bajrit, i cili xhironte veten teska shihte televizor i qetë në burg, punonjësit e burgjeve kanë kryer sot disa kontrolle blic.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se sot në qelitë e “të fortëve” ka pasur kontrolle ku janë gjeutr telefona dhe sende të tjera të ndaluara. Forcat Operacionale të Burgjeve kanë kryer kontrolle në disa institucione në qytete të ndryshme të vendin, ku janë kapur me celuar disa nga emrat e njohur të botës së krimit. Admir Tafili, Edmond Leskaj, Armer Bilali dhe të tjerë kanë pasur në qelitë e tyre telefon dhe sende të tjera.

Leskaj, një emër i njohur i bandës së Gaxhait kishte fshehur telefonin e tij poshtë derës së frigoriferit. Ndërsa Asmer Bilali ka pikasur kontrollet dhe është munduar të hedhë celularin e tij “Iphone 5” në tualet, por nuk ka mundur dot që ta fshehë dhe i është sekuestruar nga Policia.

Kujtojmë se pak ditë më parë ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj gjatë një inspektimi kërkoi nga punonjësit e burgjeve masa më të rrepta për të ashtuquajturit “kokat” e bandave. Ajo kërkoi që të ketë një monitorim më të ashpër ndaj tyre dhe mos të kenë trajtim preferencial.

Ndërkohë dhe drejtori i Burgjeve në një urdhër të brendshëm kërkonte që të dënuarit të kenë kufizime në telefonatat e tyre, pasi sipas tij ishin bërë abuzime kohët e fundit. Në urdhrin e tij theksohej se të gjithë ata që do të flisnin me telefonin e burgut, do u duhet që të tregojnë numrin dhe emrin e personit që do telefonojnë, duke rritur kontrollin.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet admir tafili asmer bilali safet bajri te fortet e burgjeve telefona ne burgje admir tafili asmer bilali safet bajri te fortet e burgjeve telefona ne burgje

Sondazh

Poll