Aktualitet

U përfshi në një sherr me thika në Angli, 22-vjeçari shqiptar humb jetën në spital. Autorët u larguan nga skena e krimit

17 Maj 2021, 05:44 Nga DOSJA
U përfshi në një sherr me thika në Angli, 22-vjeçari

ANGLI– Armend Xhika është 22-vjeçari shqiptar i cili ka humbur jetën në Angli. Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën “Earl Marshal Road”në Sheffield më datë 13 maj 2021, rreth orës 20:00. Shqiptari u plagos gjatë një sherri me mjete prerëse e më pas u dërgua me urgjencë në spital por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.

Autoritetet vijojnë të bëjnë thirrje që dëshmitarët të paraqiten dhe të japin dëshminë e tyre, pasi në momentin e sherrit ka patur disa persona të pranishëm. Pas sherrit me 22-vjeçarin, autorët u larguan nga vendi i ngjarjes para se të mbërrinte policia, por më vonë u përfshinë në një sherr tjetër në Rrugën afër Kirton, Pitsmoor, duke bërë kështu të mundur kapjen e tyre.

Mediat e huaja shkruajnë se një i ri rreth të tridhjetave, i cili u arrestua nën dyshimin e vrasjes është liruar dhe është lënë nën hetim. Gjithashtu janë arrestuar dhe dy të rinj të tjerë rreth të 30-tave dhe 20-tave, po ashtu të dyshuar si autorë të krimit.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet armend xhika vritet shqiptari ne angli armend xhika vritet shqiptari ne angli

Sondazh

Poll