Emigracioni dëmton forcën e punës! INSTAT:18 mijë të rinj 15-29 vjeç më pak në një vit në Shqipëri
17 Maj 2021, 05:16Nga DOSJA
Grup-moshat e reja 15-29- vjeç, pjesë e popullsisë në moshë pune, u tkurrën me shpejtësi përgjatë vitit të kaluar.
INSTAT raportoi se popullsia në moshë pune 15-64 vjeç u tkurr me 16.2 mijë persona në raport me janarin 2020 ose me 0.8 për qind. Por në grupet e reja, rënia ishte më e fortë. Popullsia në grup moshën 15-29 vjeç shënoi tkurrje më të madhe me rreth 18 mijë persona. Në këtë interval moshe pakësimi më i madh ishte për të rinjtë 15-19 vjeç me mbi 8 mijë persona.
Reduktimi në grupet më të reja të popullsisë në moshë lidhet me dy faktorë themelorë: rënia drastike e lindjeve pas vitit 2000 dhe niveli i lartë e emigracionit në moshat e reja. Gjatë vitit të kaluar INSTAT raportoi se emigruan nga vendi rreth 24 mijë persona, shumica e të cilëve ishin mosha të reja.
Rënia e popullsisë po ushtron presion tek forca e punës, e cila është në një cikël tkurrës pa kthim për shkak të lindshmërisë së ulët, por emigracioni i lartë e ka përkeqësuar më shumë trendin.
Popullsia në moshë pune shënoi rritje për grup-moshën 30-39 vjeç me rreth 10 mijë persona, por rënie është vërejtur në grup-moshën 40-49- vjeç me rreth 11 mijë persona, teksa shihet se në grup-moshën 60-64-vjec ka një rritje me mbi 3 mijë persona në krahasim me janarin 2021.
Teksa forca e punës në grup-moshat e reja po tkurret me shpejtësi, bizneset në të gjithë vendin po ndejnë vështirësitë që po krijon mungesa e punonjësve. Njësitë e shërbimeve, hotele dhe restorante në të gjithë vendin sidomos në zonat turistike, sektori fason dhe call center po ndjejnë mangësitë.
Kriza pandemike e cila erdhi edhe si një krizë ekonomike pritet të ketë ndikim negativ në treguesit demografike, sidomos në drejtim të emigracionit.
Ilir Gëdeshi, ekspert i njohur i çështjeve të emigracionit, tha se krizat ekonomike në Shqipëri janë pasuar nga valë emigracioni. Krizat e vitit 1990, 1997, 2008 e kanë vërtetuar këtë fakt. Edhe kriza pandemike, sipas zotit Gëdeshi, rrezikon të përshkallëzojë emigracionin në vend.
Në vitet e ardhshme, pritet që fenomeni të përkeqësohet pasi do të tentojnë të ikë pjesa që kishte planifikuar dhe nuk emigroi gjatë pandemisë. Përkeqësimi i kushteve të ekonomisë mund të nxisë të tjerë emigrantë që para pandemisë nuk kishin planifikuar të largoheshin, tha zoti Gëdeshi. Të dhënat ndërkombëtare tregojnë se kriza e pandemisë ka kthyer tendencat e vjetra të emigracionit. Në planin afatshkurtër, pandemia mbylli kufijtë dhe kufizoi udhëtimet, duke shkaktuar rënie të ndjeshme të emigrimit. Sidoqoftë, goditjet që pandemia ka dhënë në ekonominë e vendeve të varfra dhe atyre në zhvillim lajmërojnë valë të reja emigracioni. Ekspertët ndërkombëtarë lajmërojnë se vala e emigrimit ndodh dy ose tre vjet pas krizave që tronditin jetën e njerëzve.
Shkalla e emigrimit pas vitit 1990, në raport me popullsinë shqiptare, ka qenë më e larta në Europë dhe një nga më të lartat në botë. Sipas të dhënave të INSTAT nga 1990-2019 stoku i emigrantëve jashtë vendit kanë arritur në 1.6 milionë persona, ose 59% e popullsisë banuese në vend. Anketa e madhe e emigracionit, e zhvilluar më 2019 nga INSTAT, në rreth 20 mijë familje në të gjithë vendin, ka gjetur se, gjatë periudhës 2011-2019, ka emigruar jashtë 13% e popullsisë banuese e vitit 2011, ose mbi 360 mijë persona.
MONITOR
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
Shqipëria dhe Kosova janë dy shtetet, qytetarët e të cilave mund të blejnë më pak mallra dhe produkte në Europë, duke marrë në konsideratë të ardhurat e tyre vj...
FIER– Një aksident ka ndodhur në Fier, ku një makinë ka përplasur dy të mitur që shoqëroheshin nga nëna e tyre, 35-vjeçarja me iniciale E.B. Deri më tani...
Një nga drejtorët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë është vendosur nën hetim nga prokuroria për akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe vjedhje duke shpërdoruar ...
TIRANË– Dy ngjarje të rënda janë raportuar në pak minuta në Tiranë. Dy automjete janë përplasur në orën 19:30 në kryqëzimin Fushë-Prezë dhe për pasoj...
“Unë jam polic në Fier dhe po udhëtoja nga ky qytet drejt Tiranës . Përgjithësisht rrugës së kthimit marr njerëz. Në zonën e plepave një person ngriti dorën dhe...
KORÇË– Ditën e sotme ka shpërthyer një granatë në Maliq. I plagosur mbeti Hergert Spahiu, i cili mori plagë në duar. Dëshmitarët kanë treguar se gje...
BRITANI E MADHE- Protesta për luftën që po ndodh në Lindjen e Mesme mes Izraelit dhe Palestinës po zhvillohen anë e mbanë botës.Në Skoci, pjesë e Britanisë së M...
TIRANË– Një qytetare turke ka folur për mediat gjatë protestës që po zhvillohet në sheshin “Skënderbej” kundër Izraelit. Gjatë protestës, ajo është shprehu...