Aktualitet

‘Defender 21’/ Zbarkojnë në Rinas 267 ushtarë amerikanë! Priten nga ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim bën ‘bilancin’

16 Maj 2021, 13:56 Nga DOSJA
‘Defender 21’/ Zbarkojnë në Rinas 267 ushtarë

TIRANË– 267 forca këmbësorë të Ushtrisë Amerikane, të cilët do të marrin pjesë në stërvitjen ‘Defender 21’, kanë zbarkuar sot në aeroportin e Rinasit. Trupat ushtarake janë pritur nga vetë ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim, si dhe nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë shqiptare, Bajram Begaj. Teksa ecte me ta krah për krah, Kim u ndal në një moment para kamerave për të shpërndarë një mesazh.

Në fjalën e saj, ajo u shpreh se stërvitja kishte impakt edhe në ekonominë e vendit tonë ndërkohë që bëri të ditur se janë shpenzuar 35 milionë dollarë. Ndërsa Begaj nga ana tjetër tha se mbërritja e trupave amerikanë në Shqipëri është një ngjarje historike për vendin tonë.

Kjo stërvitje ka nisur më 26 prill dhe do të vazhdojë deri më 20 qershor. Pjesë e saj do të jenë 28 mijë trupa ushtarakë. Stërvitja është zhvilluar në Durrës, apo edhe në Pashaliman të Vlorës mes marinës amerikane dhe asaj shqiptare. Përveç ofrimit të gjashtë bazave detare, tokësore dhe ajrore, Shqipëria, anëtare e NATO-s që nga viti 2009, do të angazhojë 1000 trupa në këtë stërvitje.

Në këtë stërvitje do të angazhohen 3.100 trupa nga vendet anëtare të NATO-s dhe vende të tjera aleate, 10 anije, 18 avionë, 19 helikopterë, 6 sisteme raketash “Patriot” dhe 1.000 automjete joluftarake. Stërvitja e NATO-s në Shqipëri, “Defender Europe 2021” është konsideruar jo vetëm një tregues i nivelit të ngushtë të bashkëpunimit dhe i marrëdhënieve të ngushta që Shqipëria ka me SHBA, por ajo do të thotë shumë dhe në aspektin financiar, sepse pritet të rriten të ardhurat në strukturat ushtarake.

Në stërvitje do të marrin pjesë forca nga Shqipëria, Turqia, SHBA-ja, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnjë-Hercegovina, Kroacia, Greqia, Kanadaja, Britania e Madhe, Çekia, Hungaria, Rumania, Bullgaria, Gjeorgjia dhe vende të tjera.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet stervitja defender 21 yuri kim stervitja defender 21 yuri kim

Sondazh

Poll