Politike

‘Mësuesit kanë mbetur pa rroga’/ Probleme në Fier, denoncimi i Albana Vokshit: S’ishin parashikuar në buxh

15 Maj 2021, 16:57 Nga DOSJA
‘Mësuesit kanë mbetur pa rroga’/ Probleme në Fier,

FIER– Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike nga zgjedhjet e 25 prillit, Albana Vokshi ka bërë denoncimin e radhës lidhur me atë që ajo e cilëson si krim zgjedhor. Me anë të një postimi të bërë në rrjetin e saj social Facebook, Vokshi shkruan se mësuesit e punësuara para zgjedhjeve në Fier ende nuk i kanë marrë rrogat. 

Mësuesit e marrë në punë për zgjedhje ne shkollat e Fierit kanë mbetur pa rroga. Ata nuk ishin parashikuar në buxhet dhe sot nuk paguhen dot, sepse janë jashtë organikës. Janë vetëm punësime të përkohshme elektorale në këmbim të votës. Ky skandal elektoral dhe nëpërkëmbje e dinjitetit njerëzor ka ndodhur në, të paktën, 2 gjimnaze të Fierit, në shkollën e muzikës “Jakov Xoxa” dhe në shkollat e mesme të bashkuara në Kafaraj, Povelçë e Cakran të Fierit,”-shkruan ajo.

NJOFTIMI I PLOTË:

Provat për vjedhjen e zgjedhjeve duke përdorur burimet shtetërore janë kudo. Duhet që 3 prej anëtarëve të #KAS të mos i binden më Ramës, por ligjit dhe #masakra #elektorale do të provohet edhe zyrtarisht. Një nga provat për të cilat KAS duhet të marrë informacion janë #punësimet #elektorale. Mësuesit e marrë në punë për zgjedhje ne shkollat e Fierit kanë mbetur pa rroga. Ata nuk ishin parashikuar në buxhet dhe sot nuk paguhen dot, sepse janë jashtë organikës. Janë vetëm punësime të përkohshme elektorale në këmbim të votës. Ky skandal elektoral dhe nëpërkëmbje e dinjitetit njerëzor ka ndodhur në, të paktën, 2 gjimnaze të Fierit, në shkollën e muzikës “Jakov Xoxa” dhe në shkollat e mesme të bashkuara në Kafaraj, Povelçë e Cakran të Fierit. Këtë muaj #mësuesit “elektoralë” do të mbeten pa rroga, pasi u është thënë se fondi limit mujor është tejkaluar. Nisja e këtij mandati të paligjshëm me mashtrim, keqtrajtim, dhe braktisje për mësuesit na tregon sesa e drejtë dhe e pazëvendësueshme është beteja jonë për ndryshimin dhe #zgjedhjet e #lira e të #ndershme.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike albana vokshi zgjedhjet 25 prill 2021 albana vokshi zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 15 Maj 2021, 08:21

TIRANË– Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, (KAS) ka vendosur që të hapë kutitë e disa qendrave votimi në qarku...