Bota

Dënohen shefat zviceranë për “terrorin telefonik” të Call Center në Kosovë

14 Maj 2021, 20:52 Nga DOSJA
Dënohen shefat zviceranë për “terrorin telefonik”

KOSOVË– Katër persona janë dënuar nga Gjykata e Lartë (Kantonale) e Aargaut për porositjen e reklamave telefonike agresive dhe, në disa raste, të paligjshme. Dënimet e shqiptuara janë pak më të ulëta se sa ato që u kishte shqiptuar më parë Gjykata e Qarkut, në Zofingen, shkruan gazeta Aargauer Zeitung.

Megjithatë, njëri nga të akuzuarit duhet të paguajë mbi 200,000 franga.

Ata akuzoheshin se kanë udhëzuar një qendër thirrjesh (Call Center) në Kosovë për të reklamuar në mënyrë agresive kompaninë e tyre në Zvicër, transmeton albinfo.ch. Kjo e fundit, për ironi të fatit, vetë kishte premtuar mbrojtje nga thirrjet e pa kërkuara telefonike reklamuese.

Më tutje në akuzë thuhej se agjentët e qendrës së thirrjeve kanë nxitur dhe mashtruar klientët e telefonuar që të lidhin kontrata, u kanë dërguar fatura edhe kur nuk ka përfunduar kontrata.

Po ashtu agjentët në fjalë kanë telefonuar edhe në “numrat me yll” në librin e telefonit, (të cilët është e ndaluar të thirren), ndërsa në disa raste madje janë prezantuar si hulumtues të tregut ose njerëz që flasin në emër të organizatës zvicerane të mbrojtjes së të dhënave.

Ose agjentët kanë vepruar në mënyrë agresive kur kanë bërë thirrjet, kanë zënë në befasi personin tjetër dhe nuk i kanë lënë pothuajse fare mundësi për të folur, etj.

Dhe, e gjithë kjo me autorizim të Geminis Marketing GmbH. Kompania është akoma aktive.

Të akuzuarit kanë bërë ankesën përpara Gjykatës së Lartë (kantonale), pasi Gjykata e Qarkut e Zofingenit tashmë i kishte dënuar ata në shtator të vitit 2019 për shkelje të ligjit federal kundër konkurrencës jolojale.

Akuzat ishin të gjitha të ekzagjeruara, është shprehur njëri i akuzuar para gjykatës më të lartë. Më e shumta që ka mundur të ndodhte, disa gabime kanë ngjarë nëraste të izoluara. Por këto nuk ishin vepra penale. Sido që të jetë: ata, sipas tyre, janë të pafajshëm dhe për këtë arsye duhet të lirohen.

Por krerët e Gjykatës së Aargau-t nuk u bindën nga këto fjalë. Ata kanë lënë në fuqi shumicën e vendimeve që ngarkonin të akuzuarit dhe i kanë dënuar ata, ndonëse me dënime pak më të ulëta.

Në fillim të prillit të vitit 2021, katër veta kishin qëndruar përpara Gjykatës së Lartë të Aargaut, në Aarau. Ishin dy personat përgjegjës të kompanisë Geminis Marketing GmbH. Ishin po ashtu edhe dy “persona në front” që nuk kishin rol real, por zyrtarisht figuronin si drejtorë zyrtarë menaxhues për një periudhë të caktuar kohe.

Ata ishin emëruar në këtpo poste pasi që shefeta realë nuk dëshironin që emrat e tyre të figuronin në regjistrin tregtar./Telegrafi

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora geminis marketing rasti call center ne kosove geminis marketing rasti call center ne kosove

Sondazh

Poll