Aktualitet

Kërkohej për vrasjen e Everest Çakës/ I iku policisë me pranga në duar, flet i arratisuri: S’kam lidhje me ngjarjen, erd

14 Maj 2021, 13:55 Nga DOSJA
Kërkohej për vrasjen e Everest Çakës/ I iku policisë

Ky person quhet Mirjan Dedja, 37 vjeç. Ai u shoqërua nga policia e Elbasanit teksa po qëndronte në banesën e tij për dyshimet se mund të ishte i implikuar për vrasjen e Everest Cakës. Ai u mbajt më tepër se 36 orë në komisariat dhe ndonëse dha deklaratë ku tregon të gjithë alibinë dhe i tregon policisë së Elbasanit të gjithë itinerarin e asaj dite për të cilën 37-vjeçari këmbëngul se ka kamera sigurie që vërtetojnë të gjithë agjendën e tij gjatë kësaj dite.

I riu në përfundim të më se 36 orëve u arratis nga policia e Elbasanit dhe i jep apel policisë së Shtetit, Prokurorisë dhe çdo autoriteti të drejtësisë që të angazhohen seriozisht për të zbardhur ngjarjen pasi sipas tij kishte miqësi me Everest Ibrahim Cakën dhe ka ardhur nga Spanja për të ndihmuar vëllain e tij të ekstraduar dhe anëtarët e familjes.

E kam pasur shok Everestin dhe kaq. Më kanë mbajtur 36 orë në polici. Ia kam thënë me detaje se ku kam qenë, kam qenë tek burgu se më është ekstraduar vëllai nga Italia. I thashë kam qenë në Myslym Shyri dhe nga aty kam qenë në Elbasan, nga Elbasani në Tiranë dhe aty jam takuar me një shokun tim. Nuk kam lidhje me asnjë grup kriminal. I kam të gjithë shokë. Njerëzit që kanë konflikte me njëri-tjetrin nuk dua t’ia di fare se çfarë bëhet në Elbasan. Kam ardhur nga Spanja vetëm për vëllain tim sepse ka të drejtë t’i ulet dënimi me ligjin shqiptar sepse unë interesohem për familjen time. Vetëdorëzohem me kusht që të lirohem prapë”, tha Mirjan Dedja në një intervistë për gazetaren e Top Channel Anila Hoxha.

Marrë nga Top Channel

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet mirjan dedja vritet everest caka mirjan dedja vritet everest caka

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Maj 2021, 13:18

TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka bërë sekuestrimin preventiv të llogarive bankare të mjekut kardio-kirur...