Aktualitet

‘Lumë’ kokaine nga Kolumbia, sekuestrohet pasuria e dy ‘kokave’ të Shkodrës, kishin kaluar prona në emër të familj

14 Maj 2021, 13:25 Nga DOSJA
‘Lumë’ kokaine nga Kolumbia, sekuestrohet pasuria e dy

TIRANË– Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestrimin e pasurisë së Armando Doçajt dhe Astrit Beqirit. Sipas njoftimit të SPAK mësohet se konkretisht është sekuestruar llogaria bankare prej 4 mijë eurosh dhe tre apartamente, të cilët Doçaj dhe Beqiri i kishin vendosur në emër të familjarëve të tyre.

Konkretisht është sekuestruar një apartament me sipërfaqe 134 m2 në lagjen “Plazh”, Durrës; një apartament me sipërfaqe 122.58 m2 në Tiranë dhe një apartament me sipërfaqe 116.83 m2 në Tiranë. SPAK shton se sekuestrimi i pasurive është bërë pas hetimeve nga autoritetet daneze të drejtësisë, ndaj disa shtetasve shqiptarëve me banim në Danimarkë dhe jashtë saj, si Jetmir Kastrati që njihej në Danimarkë me emrin që mbante në pasaportën kosovare, Sokol Krasniqi.

Krasniqi, Doçaj dhe Beqiri janë akuzuar për grupi të strukturuar kriminal, që kanë operuar jo vetëm në territorin e Danimarkës, por dhe në Gjermani, Hollandë, Suedi, Belgjikë e Shqipëri.  Pas arrestimit SPAK ka kërkuar 11 vite burg për Astrit Beqirin dhe 10 vite për një tjetër të arrestuar në lidhje me këtë grup, Dhimitër Shkodrani.  Të dy kanë pranuar gjykimin e shkurtuar dhe për rrjedhojë do të përfitojnë uljen e një të tretës së dënimit.

Beqiri, Shkodrani dhe shqiptarët e tjerë kanë trafikuar 1650 kilogramë kokainë në BE. Paratë e përfituara nga aktiviteti kriminal dhe shitja e lëndës narkotike, dërgoheshin në Tetovë, Maqedoni e Veriut dhe priteshin nga vetë Shkodrani. Ky i fundit ia dorëzonte Beqirit në Shkodër.

Njoftimi i Prokurorisë së Posaçme:

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mbi bazën e akteve të dërguara nga Prokuroria për Krime të Rënda ka regjistruar në datën 20.12.2019, procedimin penal pasuror nr.6, në ngarkim të shtetasve A. Doçaj, A. Beqiri, etj. Nga studimi i akteve, rezulton se autoritetet daneze të drejtësisë, kanë kryer një hetim proaktiv ndaj disa shtetasve shqiptarë me banim në Danimarkë dhe jashtë saj, si shtetasi S. K. (alias J. K.), A. Doçaj, etj, për veprat penale të trafikimit të narkotikëve, pastrimit të produkteve të veprës penale, të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, që kanë operuar jo vetëm në territorin e Danimarkës, por dhe në Gjermani, Hollandë, Suedi, Belgjikë, Shqipëri, etj. Pas regjistrimit të procedimit penal pasuror, Policia Gjyqësore pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit kreu një hetim financiar dhe pasuror të shtetasit A. Doçaj dhe familjarëve të tij. Në përfundim të hetimit, bazuar në parashikimet e Ligjit nr.10192 datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar dhe Trafikimit Nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, (Ligji Antimafia) me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.12 datë 04.05.2021 ndërmjet të tjerave ka vendosur:
• Sekuestrimin e një shume prej 4.000 Euro (llogari bankare);
• Sekuestrimin e një njësi shërbimi, me sipërfaqe 134 m2 në lagjen “Plazh”, Durrës;
• Sekuestrimin e një apartamenti me sipërfaqe 122.58 m2 në Tiranë;
• Sekuestrimin e një apartamenti me sipërfaqe 116.83 m2 në Tiranë.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet . sokol krasniqi armando docaj astrit beqiri jetmir kastrati . sokol krasniqi armando docaj astrit beqiri jetmir kastrati

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Maj 2021, 13:18

TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka bërë sekuestrimin preventiv të llogarive bankare të mjekut kardio-kirur...

Aktualitet 14 Maj 2021, 12:14

LUSHNJE– Dosja.al ju sjell pamjet e rënda nga vendi ku ndodhi aksidenti që u mori jetën dy personave. Siç shihet edhe në pamje, makina ka qenë duke udhët...