Aktualitet

Pamje të reja 3D! Momenti kur oficerët gjejnë foshnjën pranë nënës së vdekur, polici grek pa gjithë skenën

14 Maj 2021, 12:32 Nga DOSJA
Pamje të reja 3D! Momenti kur oficerët gjejnë foshnjën

GREQI– Një tjetër pamje 3 D nga skena e krimit që ndodhi ditë më parë në Greqi, aty ku u vra 20-vjeçarja, Carolina Baigorri.

Ka qënë një oficer policie ai që ka hyrë në banesë i pari dhe ka parë të gjithë skenën me sy.

Polici grek që hyri në shtëpi i pari, në Glyka Nera, deklaron se është ende i tronditur, ndërsa imazhi që pa në skenën e krimit nuk do t’i largohet kurrë nga mendja. Ai ka parë foshnjën që qëndronte krah krevatit ku 20-vjeçarja ndodhej e shtrirë dhe pa shenja jete.

KUR NDODHI NGJARJA?

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Greqi pak ditë më parë, ku katër persona të cilët shkuan për të grabitur një shtëpi në Greqi, përfunduan duke vrarë një 20-vjeçare, qenin, dhe torturuar bashkëshortin e saj, pilotin Haralambos Anagnostopoulos. Gruaja 20-vjeçare u gjet e vrarë, në papafingo të shtëpisë, pranë krevatit të fëmijës së saj 11 muajsh, ndërsa burri i saj 32 vjeç ishte i lidhur në një karrige në dhomën e gjumit. Ishte ai që njoftoi Policinë duke i rënë telefonit me hundë, por bashkëshortja kishtë ndërruar jetë prej kohës. Pranë saj ndodhej foshnja, që fatmirësisht është në gjendje të mirë.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet carolina baigorri grabitja ne greqi pamje 3 d nga grabitja carolina baigorri grabitja ne greqi pamje 3 d nga grabitja

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Maj 2021, 12:14

LUSHNJE– Dosja.al ju sjell pamjet e rënda nga vendi ku ndodhi aksidenti që u mori jetën dy personave. Siç shihet edhe në pamje, makina ka qenë duke udhët...

Aktualitet 14 Maj 2021, 11:29

TIRANË– Gjykata e Tiranës ka caktuar arrest shtëpie për Ankela Mulletin e cila u përshi në aksidentin me vdekje të 45-vjeçarit Fatmir Avdillari, i n...