Aktualitet

Zbulohet një tjetër makineri që prodhon Bitcoin në magazinën e Marius Demës, e njëjta me atë që u gjet në lokalin ku u

14 Maj 2021, 12:26 Nga DOSJA
Zbulohet një tjetër makineri që prodhon Bitcoin në

TIRANË– Një tjetër makineri që përdoret për prodhimin e monedhave BitCoin ësht gjetur në një magazinë në rrugën ‘5 maji’, ku efektivë të Policisë së Shtetit shkuan sot për kontroll. Mësohet se makineria është e ngjashme me atë që u gjet në lokalin ku u vra 27–vjeçari Mehmet Qema nga shoku i tij Marjus Dema. Edhe magazina që u kontrollua sot rezulton se ishte në përdorim nga Marjus Dema.

Makineria është sekuestruar dhe pritet që të zbardhen detaje në lidhje me veprimtarinë e saj. Makineria që u gjet në lokalin ku u vra Qema kishte muaj që kishte nisur prodhimin e kriptomonedhave, por nuk dihet nëse edhe kjo e sotmja është në të njëjtën fazë.

Gjithashtu po hetohet nëse makineria e gjetur sot, rezulton të ketë lidhje me të rinjtë që kishin krijuar atë që njihet si “Banda e 5 majit”, të cilët tashmë janë të gjithë në pranga pas vrasjes së Qemës. Sot, tre ditë pas krimit të rëndë, policia u kthye pranë vendit të krimit por në fokus kishte një magazinë.

Por çfarë ndodhi tri netë më parë?

Qema bashkë më miqtë e tij ishin mbledhur në një lokal të marrë me qira nga Marjus Dema që është një kohësisht dhe autori i krimit. Fillimisht u raportua se të rinjtë po luanin lojën e rrezikshme ‘ruleta ruse’. Ishte Marjus Dema, ai që mori armën dhe siç e do zakoni qëlloi në drejtim të shokut, të cilit i ra fati i keq për të marrë plumbin e pistoletës me mulli. Qema u dërgua në spital nga miqtë e tij, por fatkeqësisht mbërriti i pajetë në duart e bluzave të bardha. Autori dhe pesë shokët që ishin dëshmitarë janë vënë në pranga tashmë, pasi akuzohen se kanë pastruar skenën e krimit. Nga ana tjetër, policia ka nisur hetimet për ndonjë konflikt të mundshëm, pasi në lokalin ku ndodhi krimi është gjetur një makineri që prodhon bitcoin.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet gjendet makineria që prodhon bitcoins mehmet qema vritet mehmet qema gjendet makineria që prodhon bitcoins mehmet qema vritet mehmet qema

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Maj 2021, 12:14

LUSHNJE– Dosja.al ju sjell pamjet e rënda nga vendi ku ndodhi aksidenti që u mori jetën dy personave. Siç shihet edhe në pamje, makina ka qenë duke udhët...

Aktualitet 14 Maj 2021, 11:29

TIRANË– Gjykata e Tiranës ka caktuar arrest shtëpie për Ankela Mulletin e cila u përshi në aksidentin me vdekje të 45-vjeçarit Fatmir Avdillari, i n...