Aktualitet

Ekzekutimet! Lëvizje në radhët e Policisë në Elbasan, lirohet nga detyra shefi i Hetimit, e zëvëndëson Krenar Guce

13 Maj 2021, 19:57 Nga DOSJA
Ekzekutimet! Lëvizje në radhët e Policisë në Elbasan,

ELBASAN– Ngjarjet e ditëve të fundit që kanë tronditur qytetin e Elbasanit kanë “kushtuar” lëvizje në strukturat e rendit. Shefi i Hetimit në drejtorinë e policisë së Elbasanit, Gjon Gecaj është i pari që është liruar nga posti i tij.

Gecaj është transferuar në sallën operative të drejtorisë së Policisë në Lezhë, ndërsa në vendin e tij është emëruar Krenar Guce, i cili më parë ka mbajtur postin e shefit të sektorit të anti-drogës në Tiranë. Së fundmi, Guce ka qenë në sektorin e Krimeve të Rënda.

Lëvizja vjen vetëm dy ditë pas vrasjes së Everest Çakës, brenda makinës së tij në prej lagjeve të qytetit. Po ashtu qyteti ka parë përgjakje edhe nga Luljeta Buzo, e cila u vra jashtë Gjykatës nga bashkëshorti i saj dhe Pjerin Xhuvani. Ky i fundit u vra më 21 prill, vetëm pak ditë para zgjedhjeve parlamentare.

(k.m/d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet drejtoria e policise se elbasanit gjon gecaj krenar guce drejtoria e policise se elbasanit gjon gecaj krenar guce

Sondazh

Poll