Aktualitet

Ekzekutimi në Elbasan/ Momenti PREKËS! E plagosur, Silvana Çaka përqafon bashkëshortin e saj të vrarë në makinë

13 Maj 2021, 13:22 Nga DOSJA
Ekzekutimi në Elbasan/ Momenti PREKËS! E plagosur, Silvana Çaka

ELBASAN– Janë bërë publike pamjet pak pas vrasjes së Everest Çakës dy net më parë në Elbasan. ‘Report Tv’ ka publikuar videon në të cilën shihet bashkëshortja e viktimës, Silvana Çaka, e mban në krahë dhe është e traumatizuar nga ngjarja, ndërkohë që nuk lejon mjekët që të ndërhyjnë.

 

Everest Çaka u ekzekutua me armë zjarri para dy ditësh në makinë e tij, teksa po shkonte në banesën e prindërve të bashkëshortes së tij.

Kjo e fundit, Silvana Çaka mori një plumb në dorë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pista kryesore ku po hetohet është ajo e hakmarrjes, pasi viktima është akuzuar 11 vite më parë për vrasjen e një shoferi.

Kush ishte Everest Çaka?

Everest Çaka 12 vite më parë ka qenë i arrestuar nga policia e Elbasanit për ekzekutimin e Gëzim Alikajt te Ura e Zaranikës në Elbasan. Në vitin 2007, viktimës iu ekzekutua vëllai, brenda një disco-je në Barcelonë. Çaka, bashkë me Elton Hykën dhe Ardit Spahiun, akuzohej për ekzekutimin e shoferit, pasi vëllai i të ndjerit kishte qëlluar për vdekje vëllanë e Çakës në vitin 2007, brenda një disco-je në Barcelonë. Megjithatë akuzat nuk u provuan kurrë dhe Çaka u la i lirë.

Çaka është djali i tezes, Ardit alias Arjan Spahiu, i cili është ekzekutuar në Belgjikë. Ky i fundit është kunati i Erion Alibejt, i cili është i arrestuar tashmë si porositës i disa atentateve që kanë tronditur Elbasanin.

(A.B)/Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet silvana çaka vritet everest caka silvana çaka vritet everest caka

Sondazh

Poll