Aktualitet

Vendet me rrezik të lartë! Pastrim parash dhe terrorizëm, Shqipëria në listën ‘E ZEZË’ të Mbretërisë së Bashkuar,

13 Maj 2021, 13:03 Nga DOSJA
Vendet me rrezik të lartë! Pastrim parash dhe terrorizëm,

LONDËR– Mbretëria e Bashkuar ka publikuar një listë me vendet që mund të konsiderohen me rrezik të lartë me pastrim parash dhe kontrolle të financimit të terrorizmit. Në këtë listë, janë 21 vende përfshirë dhe Shqipërinë, duke u bërë vendi i vetëm në Ballkan që gjendet në atë listë.

‘Jamaicaobserver‘ shkruan se Barbados dhe Ishujt Kajman janë po ashtu në listën e botuar nën “Rregulloret e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit (Ndryshim) (Vendet me Rrezik të Lartë) 2021”.

Lista është miratuar nga të dy Dhomat e Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar dhe hyri në fuqi në 26 Mars, 2021.

Vendet e tjera të renditura janë Gana, Botsvana, Burkina Faso, Kamboxhia, Republika Popullore Demokratike e Koresë, Pakistan, Iran, Mauritius, Marok, Mianmar, Nikaragua, Pakistan, Panama, Senegal, Siri, Uganda, Jemen dhe Zimbabve, mes tyre dhe Shqipëria.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet lista e terrorizimit lista me vendet me rrezik te larte shqiperia ne listen e 21 vendeve shqiperia ne listen e zeze lista e terrorizimit lista me vendet me rrezik te larte shqiperia ne listen e 21 vendeve shqiperia ne listen e zeze

Sondazh

Poll