Bota

Ndërpritet vaksinimi në Kosovë, shkak është festa e Fitër Bajramit

13 Maj 2021, 12:19 Nga DOSJA
Ndërpritet vaksinimi në Kosovë, shkak është festa e

KOSOVË-Procesi i vaksinimit në Kosovë nuk ka vazhduar ditën e sotme për shkak të festës së Fitër Bajramit.

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar për oraaret të cilat do të vazhdojnë të premten. Vaksinimi do të fillojë nga ora 08:00 e do të zgjasë deri në orën 19:30 dhe do të vaksinohen personat e moshës mbi 65 vjeçare. Prioritet thuhet se do të kenë ata që janë regjistruar në platformën e-Kosova, raportojnë mediat kosovare.

Për banorët e kryeqytetit, vaksinimi do të bëhet në sallën “1 Tetori”, derisa nëpër komunat e tjera, vaksinimi do të kryhet nëpër Qendrat e Mjekësisë Familjare.I njëjti orar i vaksinimit do të jetë edhe për ditën e shtunë.

(e.k/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora kosove vaksinimi ne kosove kosove vaksinimi ne kosove

Sondazh

Poll