Bota

Unicef i bën thirrje Mbretërisë së Bashkuar të japë 20% të vaksinave vendeve të tjera

13 Maj 2021, 12:10 Nga DOSJA
Unicef i bën thirrje Mbretërisë së Bashkuar të

BRITANI-UNICEF i ka kërkuar qeverisë britanike të dhurojë të paktën 20% të vaksinave të saj në vendet më të prekura deri në mes të verës për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të varianteve.

Sipas The Guardian, agjensia e OKB argumentoi se Britania do të ketë doza të mjaftueshme për të vaksinuar plotësisht çdo të rritur deri në fund të korrikut dhe me dozat rezervë të mbetura në arsenalin e saj vendi gjithashtu do të jetë në gjendje të vaksinojë plotësisht 50 milion njerëz të tjerë në të gjithë botën.

“Nëse Britania nuk fillon urgjentisht të ndajë dozat e saj në dispozicion për të siguruar që edhe vende të tjera në botë të jenë të mbrojtura nga virusi, BM nuk do të jetë e sigurt nga COVID-19. Suksesi i përdorimit të vaksinave tona mund të përmbyset dhe NHS mund të luftojë një valë tjetër të virusit për shkak të mutacioneve vdekjeprurëse”, tha drejtoresha e avokimit për degën britanike të agjencisë, Joanna Rea.

Presidenti francez u bëri thirrje Evropës dhe SH.B.A.-së që të bëjnë të njëjtën gjë. “Ne nuk po flasim për miliarda doza menjëherë, ose miliarda e miliarda euro. Bëhet fjalë për shpërndarjen shumë më të shpejtë të 4-5% të dozave që kemi.“, tha Emmanuel Macron për Financial Times.

Britania regjistroi 2,284 raste duke e çuar numrin total të rasteve në 16,035 – 13,4% më shumë se javën e kaluar. 35 milion persona janë vaksinuar kundër Covid deri në 11 Maj, ndërsa 18 milion persona kanë marrë dozën e dytë.

(E.K/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota britani unicef britani unicef

Sondazh

Poll