Bota

E rëndë/ Dy alpinistë vdesin gjatë ngjitjes në Everest, shkak u bë lodhja

13 Maj 2021, 11:36 Nga DOSJA
E rëndë/ Dy alpinistë vdesin gjatë ngjitjes në Everest,

NEPAL-Dy alpinistë të huaj nga SHBA dhe nga Zvicra kanë ndërruar jetë në malin Everest teksa po bënin alpinizëm dhe lajmi është bërë i ditur nga organizatori i ekspeditës së tyre Chhang Dawa Sherpa.

Alpinisti zviceran Abdul Waraich, 40 vjeç, vdiq pranë majës së malit pasi arriti aty dhe pësoi rraskapitje, ndërsa amerikani Puwei Liu, 55 vjeç, u ndihmua të lëvizte pasi ai pësoi verbëri dëbore dhe lodhje, ai humbi jetën në Kampin 4, që është kampi më i lartë para majës 8.848.86 metra, raportojnë mediat.

Nepali lejoi këtë vit alpinistët të kthehen në Everest dhe majat e tjera të Himalajës pasi mbylli alpinizmin për shkak të pandemisë së koronavirusit vitin e kaluar. Këtë vit, qeveria lëshoi 408 leje për Everest, një numër rekord.

Qindra alpinistë përpiqen të arrijnë majat më të larta të botës në Nepal. Sezoni komercial zhvillohet nga prilli deri në maj çdo vit dhe mesatarisht rreth pesë alpinistë vdesin çdo vit në majën më të lartë të botës.

(e.k/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota chhang dawa sherpa everest vdesin dy alpiniste ne everest chhang dawa sherpa everest vdesin dy alpiniste ne everest

Sondazh

Poll