Bota

Mes luftës dhe paqes, si po e festojnë qytetarët izraelit dhe palestinezë festën e Bajramit   

13 Maj 2021, 09:51 Nga DOSJA
Mes luftës dhe paqes, si po e festojnë qytetarët izraelit dhe

PALESTINË- Lufta mes Palestinës dhe Izraelit sa po vjen dhe po ashpërsohet edhe më shumë. Ajo nisi në mes të muajit të shenjtë të Ramazanit, dhe po vijon ende edhe ditën e sotme, që është festa e Bajramit.

Qytetarët e Palestinës të besimit Islam, apo edhe ata të Izraelit, po festojnë sot në mes të kaosit të luftës dhe vështirësisë për të mbijetuar. Nga lufta e nisur për territore nga qeveritë e dy vendeve, qytetarët janë atë të cilët po e pësojnë edhe më shumë këtë luftën mes dy vendeve. 

Por kjo festë për qytetarët mysliman në të gjithë botën, simbolizon paqen pas luftës, dritën pas errësirës dhe të mirën pas të keqes. Gjë që e cila nuk po ndodh as në Palestinë dhe as në Izrael, ditën e sotme për shkak të etjes për territore nga qeveritarët. Qytetarët e strukur në banesat e tyre nga frika e madhe se mos ndonjë predhë u kalon sipër kokës dhe u merr jetën, nuk po festojnë në këto vende.

Festa është gjallëri nga të qeshurat e fëmijëve dhe jo nga të qarat e tyre, “lufta” në festë bëhet me ushqim dhe jo me predha e municionet të altilerisë së rëndë. Në festë në ajër shpërthejnë fishekzjarret dhe jo raketat, gjë që të cilat po ndodhin mbi kokat e banorëve të këtyre dy vendeve.  

Izraeli dhe Hamasi kanë zhvilluar tre luftëra, të cilat kryesisht janë parë si dështime për të dy palët. Armiqtë janë përfshirë në beteja të rregullta dhe pas çdo raundi, të dy palët pretendojnë se kanë shënuar pikë mbi tjetrin dhe më pas rivendoset një status quo “jo e qetë”. Jeruzalemi ka qenë prej kohësh qendra e krizës izraelito-palestineze, me vendet e tij fetare të nderuara nga të krishterët, hebrenjtë dhe myslimanët. Xhamia Al-Aksa është ndërtuar mbi një kompleks që konsiderohet si vendi më i shenjtë në Judaizëm, i njohur për hebrenjtë si Mali i tempullit.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota festa e bajramit lufta izrael-palestine festa e bajramit lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll

Bota 13 Maj 2021, 07:00

Pritet rritje më e madhe ekonomike në BE

Sipas llogaritjeve nga Brukseli, Evropa mund të shpresojë një rimëkëmbje të shpejtë ekonomike nga kriza e Coronës. “BE parashikon të rikthehet në nivelin e para...

Bota 13 Maj 2021, 06:37

Spanja pret sivjet 45 milionë turistë të huaj

Spanja pret rreth 45 milionë turistë të huaj këtë vit – që është rreth gjysma e numrit të vizitorëve që vizituan këtë vend në vitin 2019, përpara se të ni...

Bota 13 Maj 2021, 06:15

Myslimanët festojnë Fitër Bajramin

Besimtarët myslimanë në Kosovë kanë falur të enjten Fitër Bajramin në xhami, ndonëse duke respektuar distancën fizike, si masë për luftim të koronavirusit. Myft...