Bota

Kërcënohet sërish! Presidenti italian Matarella merr ofendime në rrjet, arrestohen 11 persona, mes tyre një shqiptar

12 Maj 2021, 15:24 Nga DOSJA
Kërcënohet sërish! Presidenti italian Matarella merr ofendime

ITALI– Për disa muaj, Presidenti italian Sergio Mattarella ka marrë kërcënime dhe ofendime në rrjetet sociale, një akt që është i paligjshëm sipas Kushtetutës Italiane.

Si dërgues kërcënimesh dhe fyerjesh, policia italiane arrestoi dje 11 persona, mes tyre një shtetas shqiptar, por edhe një pedagog i cili njihet për qëndrimet e tij të djathta radikale.

Ata tani duhet t’i përgjigjen akuzave për fyerje të nderit të Presidentit të Republikës dhe nxitje për thyerjen e ligjit.

Largohuni”, “Bastard”, “Ju duhet të vdisni”. “Populli herët apo vonë do të rebelohet” “ Kjo është ajo që ju meritoni”. Këto janë disa nga fjalitë e shkruara në rrjetet sociale drejtuar Presidentit Mattarella dhe mbi të cilat ekziston një hetim që nga prilli i vitit 2020.

Kjo nuk është hera e parë që presidenti italian bie pre e kërcënimeve, në muajin mars 10 persona të tjerë janë vënë nën hetim mes tyre edhe 2 shqiptarë. E gjithë kjo erdhi pasi kreu i shtetit mori vaksinën anti-COVID.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni kercenohet sergio mattarella sergio mattarella kercenohet sergio mattarella sergio mattarella

Sondazh

Poll