Bota

Mesazhi nga Brukseli, Von der Leyen: BE duhet të dërgojë një sinjal të fortë se dhuna ndaj grave është e papranueshme

12 Maj 2021, 14:08 Nga DOSJA
Mesazhi nga Brukseli, Von der Leyen: BE duhet të dërgojë një

BRUKSEL- Bashkimi Europian duhet të japë një sinjal të fortë kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave. Këtë deklaratë e përcolli me anë të një video-mesazhi presidentja e Komisionit Eurpian, Ursula von der Leyen.

BE duhet të dërgojë një sinjal të fortë se dhuna ndaj grave dhe vajzave është e papranueshme. Se dhuna në familje nuk është çështje private.”- shkroi von der Leyen.

Konventa e Stambollit është guri themelor i mbrojtjes së grave dhe vajzave në botë sipas von der Leyen.

#Konventa e Stambollit është themeli i mbrojtjes së grave dhe vajzave, në të gjithë botën. Një bazë e rëndësishme mbi të cilën ne duhet të ndërtojmë më tej.”- theksoi ajo.

Në fjalimin e saj, presidentja e Komisionit Europian përmendi tërheqjen e Turqisë nga Konventa, një vendim që dërgon një mesazh të tmerrshëm.

Por, për të qenë të besueshëm, ne duhet të ruajmë shtëpinë tonë”, deklaroi Von der Leyen.

The EU must send a strong signal that violence against women & girls is unacceptable.
That domestic violence is not a private matter.

The #IstanbulConvention is the cornerstone of the protection of women & girls, worldwide. An important basis on which we must build further. pic.twitter.com/8puHJPPPB0

— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) May 11, 2021

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota dhuna ndaj grave ursula von der leyen dhuna ndaj grave ursula von der leyen

Sondazh

Poll

Bota 12 Maj 2021, 13:05

IZRAEL- Ogranizata botërore “Save the Children” ka bërë thirrje për de-përshkallëzim të konfliktit mes Izraelit dhe Palestinës. BBC shkruan se nga l...