Bota

SHËNIM NGA E KALUARA! Mesazhi në një shishe ngatërron shkencëtarët, dyshimet për “fatin” e Titanikut. Sendi 1

12 Maj 2021, 15:06 Nga DOSJA
SHËNIM NGA E KALUARA! Mesazhi në një shishe ngatërron

SHBA– Një mesazh në një shishe të hedhur në dukje nga kuverta e Titanikut disa orë para se të fundosej në fund të oqeanit i ka lënë ekspertët të hutuar. Shënimi intrigues mban datën 13 Prill 1912 dhe mban emrin e 12-vjeçares, Mathilde Lefebvre, e cila ishte një pasagjere e klasit të tretë në anijen fatkeqe.

“Unë jam duke e hedhur këtë shishe në det në mes të Atlantikut. Ne do të arrijmë në Nju Jork për disa ditë. Nëse dikush e gjen, tregojini familjes Lefebvre në Liévin.”– shkruhej në letër.

Dorëshkimi është marrë nën hetim nga ekspertët e historisë, të cilët kanë bërë me dije se shumica dërrmuese e sendeve që pluskuan nga mbytja e Titanikut ndoqën rrjedhën e gjirit dhe përfunduan në brigjet evropiane. Jo në Kanada, siç raportohet për shishen me mesazh. 

“Nuk është plotësisht e pamundur, ndaj kërkime të mëtejshme përcaktojnë vërtetësinë e shishes, letrës dhe shkrimit. Nëse rezultojnë të vërteta, “Bay of Fundy”, ku u gjet letra do t’i nënshtrohet një studimi gjeomorfologjik,“-thanë ekspertët.

Sipas The Sun, Mathilde, tre vëllezërit, motra dhe nëna e tyre, Marie, nuk u panë kurrë më, por 105 vjet më vonë, një shënim i nënshkruar nga ajo u gjet në Kanada. Tani shkencëtarët po hetojnë dokumentin misterioz në përpjekje për të provuar nëse është i vërtetë apo i stisur. Nicolas Beaudry, profesor i Universitetit të Qebekut tha se mund të jetë origjinale.

Kur Titaniku u mbyt, Mathilde, vëllezërit e motrat e saj dhe nëna e tyre ishin rrugës për në New York për t’u bashkuar me babanë Franck. Franck, një koleksionist nga Liévin në Pas-de-Calais, ishte larguar nga Franca në 1910 për të jetuar në Iowa.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota mathilde lefebvre maxime gohier nicolas beaudry titaniku mathilde lefebvre maxime gohier nicolas beaudry titaniku

Sondazh

Poll