Bota

S’ka paqe për familjen Trump! Libri “apokaliptik” paralajmëron telashe, DETAJE sesi gratë e familjes kishin mar

12 Maj 2021, 15:23 Nga DOSJA
S’ka paqe për familjen Trump! Libri “apokaliptik”

SHBA-Donald Trump mund të mos jetë më president, por për vajzën e tij, Tiffany dhe ish-gruan zbulohen të rejat tronditëse, pasi pretendohet se kishin një marrëdhënie të intime me agjentët e shërbimit sekret kur ishte në Shtëpinë e Bardhë.

Libri, me titull ” Zero dështime: Ngritja dhe Rënia e Shërbimit Sekret “, me autore një i gazetare Carol Lyoning , fituese e Çmimit Pulitzer, Washington Post , përshkruan se si vajza e vogël e ish-presidentit amerikan dhe ish-gruaja e Donald Trump Jr. ishin ngatërruar në mënyrë të fshehtë me agjentë të shërbimit sekret të cilët ishin përgjegjës për sigurinë e tyre.

Sipas gazetës amerikane “Washington Post”, ky libër pritet të dalë në treg më 18 maj. Rikujtojmë se Tiffany Trump është  fejuar me miliarderin Michael Bullos, në janar të këtij viti. Para se 27-vjeçarja t’i thoshte “Po” të dashurit të saj prej katër vitesh, besohet se ajo ka pasur një lidhje me një nga agjentët sekretë të SHBA, sipas librit. Një zëdhënës i vajzës së Trump, Tiffany ,nuk vonoi shumë për të mohuar akuzat.

Përveç Tiffany, ish-gruaja e djalit të presidentit amerikan, Donald Jr, me të cilin kanë pesë fëmijë, gjithashtu ka pasur marrëdhënie intime me një agjent të shërbimit sekret. Sidoqoftë, sipas librit, nuk është e qartë se kur nisi marrëdhënia e tyre. Vanessa dhe Don Jr. Trump u divorcuan zyrtarisht në Mars 2018.

“Edhe para se Trump të merrte presidencën e SHBA, marrëdhënia e tyre nuk ka qenë e mirë,”  sipas një burimi për revistën PEOPLE, duke theksuar se çifti në fakt ishin zyrtarisht së bashku.

Nga ish-nusja e Trump nuk ka asnjë koment për momentin. Sidoqoftë, sipas librit që zbulon se ajo kishte një lidhje të fshehtë me një agjent sekret, nuk është e qartë se kur filluan marrëdhëniet e tyre.

(o.l./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota carol lyoning donald trump ish-guraja e djalit te presidentit tiffany trump carol lyoning donald trump ish-guraja e djalit te presidentit tiffany trump

Sondazh

Poll