Aktualitet

“Njerëzit qajnë trupin e vdekur kur e përcjellin në varr”/ Shokët i japin lamtumirën “Tallman-it”, i stampojnë fy

12 Maj 2021, 15:04 Nga DOSJA
“Njerëzit qajnë trupin e vdekur kur e përcjellin në

HAS– Mehmet Qema, 27 vjeç, është përcjellë sot për në banesën e fundit, një ditë pasi u qëllua për vdekje nga shoku i tij Marjus Dema. Në ceremoninë mortore kanë marrë pjesë miqtë e tij të ngushtë, të cilët kanë stampuar në një bluzë foton e tij. Më pas, të gjithë bashkë, janë mbledhur për të pozuar duke treguar bluzën. 

Foton e ka publikuar edhe reperti Arkimed Lushaj, i njohur me nofkën Stresi, i cili i ka dedikuar dhe një dedikim mikut që humbi jetën. 

“Njerëzit qajnë trupin e vdekur kur e përcjellin në varr, por askush nuk qan zemrën e vdekur në trup të gjallë. “Tallman”, broski lamtumirë! Ngushëllime familjes,”-shkruan reperi. 

 

 

A post shared by ?????? (@stresi)

Stresi është mes shumë personazheve të tjerë publikë që kanë shprehur dhimbjen për humbjen e Qemës, të cilin e vrau dora e shokut të tij, Marjus Dema. Ngjarja e rëndë ndodhi një natë më parë, pas orës 23:00 të mbrëmjes. Autori i krimit, Marjus Dema dhe të pranishmit Erlin Peka, Blerim Hoti, Braild Aga dhe Xhuliano Koçi janë dorëzuar në polici.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet mehmet qema vritet mehmet qema mehmet qema vritet mehmet qema

Sondazh

Poll