Aktualitet

Të dyshuar për vrasjen e anglezit! Policia britanike shpall në kërkim tre SHQIPTARËT, kushdo që ka informacion shpërblehe

12 Maj 2021, 12:57 Nga DOSJA
Të dyshuar për vrasjen e anglezit! Policia britanike shpall në

BRITANI– Tre shqiptarë janë shpallur në kërkim nga policia e Uellsit pasi janë të dyshuar për vrasje. Policia ka vendosur një shpërblim prej 15.000 stërlinash për këdo që ka informacion për vendndodhjen e tyre.

Tre shqiptarët “Wanted” janë Josif Nushi, 26 vjeç, Mihal Dhana, 27 vjeç, dhe Gledis Mehalla, 19 vjeç. South Wales Police i kërkon ata si të përfshirë në vrasjen e Tomasz Waga, në Janar 2021, sipas mediave.

“Crimestoppers”, një organizatë jo qeveritare që ndihmon në sensibilizimin e publikut për të ndihmuar kapjen e personave të kërkuar thotë se viktima Tomasz Waga, kishte udhëtuar  nga Dagenham  në Londër drejt Kardifit në Uells nga ku u gjet i vdekur në  Westville Road, Penylan.

Është zbuluar se Nushi, Dhana dhe Mehalla, kanë lidhjet e tyre me qytetin e Lushnjës dhe janë larguar nga Kardifi pas vrasjes së Tomasz Waga.Kjo vrasje është e lidhur për arsye kriminale pasi tre shqiptarët ishin të përfshirë me rritjen e Kanabisit nëpër shtëpi.

Deri më tani për këtë vrasje janë ngritur akuza ndaj një 23 vjeçari nga Whitchurch, në Kardif, ndërsa një 29 vjeçar akzuzohet për pastrim parash dhe vepra penale që lidhen me drogën.

Informacioni duhet t’u jepet ekskluzivisht Crimestoppers ose në internet në Crimestoppers-uk.org ose duke telefonuar në telefonin pa pagesë 0800 555 111 për t’u kualifikuar për shpërblimin.

(e.k/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet gledis mehalla josif nushi mihal dhana tomasz waga tre shqiptarët “wanted” gledis mehalla josif nushi mihal dhana tomasz waga tre shqiptarët “wanted”

Sondazh

Poll