Aktualitet

‘Vigjilenca ka rënë’/ Klodiana Lala bën ANALIZËN: Kriminelët shfrytëzojnë momentin, Policia e Elbasanit ësht

12 Maj 2021, 14:41 Nga DOSJA
‘Vigjilenca ka rënë’/ Klodiana Lala bën

TIRANË– Gazetarja investigative Klodiana Lala ka komentuar punën e Policisë së Shtetit me rendin në vend, duke u shprehur se efektivët ishin të fokusuar në procesin zgjedhor. Në emisionin “Pikat mbi i”, Lala tha se për shkak se Policia ka ulur vigjilencën duke bërë që elementët kriminalë të shfrytëzojnë momentin për të goditur kundërshtarët e tyre. 

Policia ka qenë e angazhuar në zgjedhje dhe në shumë çështje të tjera, duke mos i kushtuar rëndësi sa i takon kriminalitetit. Kriminelët shfrytëzojnë kohën dhe momentin. Pas zgjedhjeve, vigjilenca e policisë ka rënë. Policinë e shohim se vë gjobë, e bëjnë detyra të tjera shtesë. Policia e Elbasanit më së pari është e kriminalizuar dhe e politizuar. Mund të themi shumë gjëra, por nuk mund të themi se politika hyn kudo. Ajo që dihet është se politika përherë ka dashur që ta mbajë nën kontroll policinë,”– tha Klodiana Lala.

Ditët e fundit në vend kanë shënuar një valë krimesh të njëpasnjëshme. Një ditë më parë u ekzekutua me breshëri kallashnikovi Everest Çaka teksa ndodhej në makinë me të shoqen. Kjo e fundit, Silava Çaka mori një plumb në dorë. Dy netë më parë u vra Mehmet Qema nga shoku i tij. Tre ditë më parë u ekzekutua në pritë biznesmeni Bledar Birçaj. E vetmja ngjarje kriminale që është zbardhur është ajo e Qemës, pasi grupi i shokëve u vetëdorëzuan, ndërsa për dy atentatët e tjerë nuk është vënë asnjë person në pranga.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet klodiana lala vrasjet ne maj 2021 klodiana lala vrasjet ne maj 2021

Sondazh

Poll