Aktualitet

Tentoi të hidhej nga godina e Muzeut në Tiranë, vëllai i biznesmenit: Na kanë kërcënuar me jetë, na thanë do ju zhdukim

12 Maj 2021, 12:10 Nga DOSJA
Tentoi të hidhej nga godina e Muzeut në Tiranë, vëllai i

TIRANË–Ditën e sotme, biznesmeni nga Kosova me emrin Admir Jahelezi, tentoi të hidhej nga godina e ‘Muzeut Historik Kombëtar’. Për këtë ngjarje ka folur edhe vëllai i tij, Ismet Jahelezi i cili tha se situata kishte arritur deri në këtë pikë sepse nuk kishte marrë asnjë përgjigjie nga ministria e Transportit në Shqëipëri.

Ndërsa tha se në Kosovë, madje ishte takuar edhe me kryeministrin ndërsa këtu sipas tij, çdo gjë është hermetike, e mbyllur. Në fjalën e tij ai gjithashtu zbuloi se ishin kërcënuar me jetë nga kompania e transportit ‘Rilindja SHPK’, të cilët donin të ndërprisnin konkurrencën dhe të opereonin të vetëm në treg.

“Kemi bërë kallëzim në prokurorinë e qarkut të Tropojës. Na kanë kërcënuar me jetë, administratori i firmës “Rilindja SHPK, na ka thënë se do të na zhdukte si familje. Ministria na ka bllokuar liçencën që mos të operonim më. Na ka dalë dhe na kërcënuar pronari i agjensisë së transportit ‘Rilindja SHPK’ Në Kosovë kemi taku edhe kryeministrin. Ndërsa këtu është hermetike çdo gjë, e mbyllur.Arsyeja e këtyre kërcënimeve, është fakti që ata nuk duan të kenë konkurrencë, duan të krijojnë monopol”- është shprehur vëllai i biznesmenit që tentoi të hidhej nga godina e Muzeut Historik.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet admir jahelezi biznesmeni tenton te hidhet ismet jahelezi admir jahelezi biznesmeni tenton te hidhet ismet jahelezi

Sondazh

Poll