Bota

E rëndë në Kosovë, e reja dhunohet dhe detyrohet të përdorë substanca narkotike për 5 ditë rresht nga 5 persona 

12 Maj 2021, 09:21 Nga DOSJA
E rëndë në Kosovë, e reja dhunohet dhe detyrohet të

KOSOVË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku një e re është dhunuar dhe detyruar të përdorë substanca narkotike nga 5 persona të panjohur për 5 ditë rresht. Në njoftimin e policisë, shkruhet se rrjedha e ngjarjes daton më 30 prill dhe ka zgjatur deri më 5 maj. Pas ankesës në polici, të resë i është dhënë ndihma e nevojshme, ndërsa rasti po hetohet nga prokuroria dhe grupi hetimor.   

Njoftimi i plotë i policisë:

DHUNIM/Prishtinë, 30.04.2021/05.05.2021. Ankuesja femër kosovare është paraqitur në stacion të policisë dhe ka raportuar se më datë 30.04.2021 e kishte takuar të dyshuarin, i cili pa dëshirën e saj e kishte dërguar atë në një shtëpi të pabanuar në Prishtinë dhe së bashku me katër persona të tjerë meshkuj dyshohet se e kishte dhunuar dhe kishte detyruar të konsumonte substanca narkotike deri më datë 05.05.2021. Me urdhër të prokurorit kujdestar është inicuar rasti dhe është duke u hetuar.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora dhunohet e reja ne kosove dhunohet e reja ne kosove

Sondazh

Poll