Bota

OBSH e konfirmon: Koreja e Veriut ndër rastet e rralla pa asnjë infektim me Covid që nga fillimi i pandemisë

12 Maj 2021, 08:13 Nga DOSJA
OBSH e konfirmon: Koreja e Veriut ndër rastet e rralla pa asnjë

KORE E VERIUT-Koreja e Veriut është një nga vendet e pakta që nuk ka raportuar qoftë edhe një rast të vetëm me Covid-19, i cili ka infektuar më shumë se 159 milionë njerëz në të gjithë botën që nga fillimi i pandemisë sipas raportit të tij të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Raporti i fundit i OBSH-së tregon se situata në Korenë e Veriut – e cila është bërë edhe më e izoluar gjatë krizës së Covid-19 – nuk ka ndryshuar. Në javën e fundit të Prillit, 751 njerëz u testuan për Covid-19 në Veri. Rreth 139 prej tyre shfaqën simptoma të ngjashme me koronavirusin, megjithatë doli se kishin një sëmundje “të ngjashme me gripin” ose një “infeksion të rëndë akut të frymëmarrjes” në vend të virusit të tmerrshëm, sipas mediave.

Performanca e jashtëzakonshme e vetë-raportuar e Pyongyang-ut gjatë pandemisë është vënë në dyshim në mënyrë të përsëritur nga palë të ndryshme, megjithatë, duke përfshirë zyrtarë të lartë në Korenë e Jugut, të cilët sugjeruan se Veriu është përqendruar më shumë në fshehjen e rasteve sesa në luftimin e vërtetë të virusit.

Akuza të tilla kanë nxitur një përgjigje të zemëruar në Veri. Javën e kaluar, për shembull, gazeta shtetërore Rodong Sinmun pretendoi se Jugu mund të ishte përpjekur të fuste qëllimisht virusin në territorin e tij. Gazeta e cila shërben si botim zyrtar i Komitetit Qendror të Partisë së Punëtorëve të Koresë, u bëri thirrje qytetarëve të qëndrojnë larg fletëpalosjeve propagandistike të prodhuara nga Jugu, duke sugjeruar se ato mund të jenë me Covid-19.

“Edhe kur hasim një objekt të çuditshëm që fluturon në erë, ne duhet t’i konsiderojmë ato si një rrugë të mundshme të transmetimit të virusit me qëllim të keq më shumë sesa një fenomen natyror.”– shkruan gazeta, duke nxitur lexuesit të “mendonin dhe vepronin” në përputhje me rregullat e koronavirusit të kombit.

(e.k/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota kore e veriut obsh kore e veriut obsh

Sondazh

Poll

Bota 12 Maj 2021, 05:45

Ka filluar afrimi i Arabisë Saudite me Iranin?

Pasi heshti një kohë të gjatë, Irani ka konfirmuar për herë të parë njoftimet e mediave për zhvillimin e bisedimeve direkte me rivalin rajonal, Arabinë Saudite....