Bota

COVAX bën hapin e radhës në Kosovë, sjell mbi 38 mijë vaksina anti-Covid

12 Maj 2021, 09:08 Nga DOSJA
COVAX bën hapin e radhës në Kosovë, sjell mbi 38 mijë

KOSOVË- 38, 400 vaksina anti-Covid kanë arritur ditën e sotme në Kosovë nga shpërndarja e COVAX. Në një postim në Facebook, UNICEF ka bërë të ditur se vaksinimi i popullsisë me këto vaksina do të vazhdojë në përputhje me  Planin Kombëtar të Vaksinimit. Gjithashtu është bërë e ditur se punonjësit mjekësor, të moshuarit dhe grupet e riskut janë të parat që do të vaksinohet.

“Sot, ne kemi bërë një hap tjetër të rëndësishëm drejt shpërndarjes së barabartë të vaksinave! 38,400 doza shtesë të vaksinës kundër #COVID19 sapo mbërritën në Kosovë përmes COVAX. Shpërndarja do të jetë në përputhje me Planin Kombëtar të Vaksinimit të Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës

Që nga mbërritja e 24,000 dozave të para të vaksinës kundër COVID19 në mars 2021, Ministria e Shëndetësisë zbatoi Planin Kombëtar të Vaksinimit, ku punonjësve shëndetësor dhe të moshuarve u dha përparësi si grupet e para për tu vaksinuar”, thuhet në njoftim.

Kosova ka filluar vaksinimin në fund të marsit me 24 mijë dozat e vaksinës AstraZeneca të cilat i mori përmes programit COVAX.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora covax nis vaksinimi ne kosove unicef covax nis vaksinimi ne kosove unicef

Sondazh

Poll

Bota 12 Maj 2021, 05:45

Ka filluar afrimi i Arabisë Saudite me Iranin?

Pasi heshti një kohë të gjatë, Irani ka konfirmuar për herë të parë njoftimet e mediave për zhvillimin e bisedimeve direkte me rivalin rajonal, Arabinë Saudite....