Bota

Vazhdonjë skenat e përgjakshme në Izrael, shpallet gjendje e jashtëzakonshme në qytetin Lod

12 Maj 2021, 07:26 Nga DOSJA
Vazhdonjë skenat e përgjakshme në Izrael, shpallet gjendje e

IZRAEL-Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu deklaroi të mërkurën një gjendje të jashtëzakonshme në qytetin qendror të Lod ndërsa policia akuzoi banorët arabë për zhvillimin e “trazirave në shkallë të gjerë”.

Deklarata e Netanyahut erdhi pasi një arab izraelit u vra në Lod natën e kaluar ndërsa dhuna kishte marrë përmasa të mëdha midis Izraelit dhe territoreve Palestineze raportojnë mediat.

Qyteti me 77,000 njerëz, përfshirë 47,000 Izraelitë Hebreje dhe 23,000 Izraelitë Arabe, kishte qenë skena e përplasjeve të dhunshme, por të martën në mbrëmje, ndërsa protestat u shumëzuan në të gjithë Jeruzalemin Lindor, Bregun Perëndimor të okupuar dhe gjithashtu qytete Arabe Izraelite, situata degjeneroi në Lod.

“Gjashtëmbëdhjetë togë të policisë kufitare, janë mobilizuar në zona të ndryshme të vendit, në mënyrë që të merren me dhunën. Kishte gjithashtu skena të dhunshme në zonat arabe të Izraelit duke përfshirë Acre, Wadi Ara dhe Jisr A-Zarqa, ku tetë persona u arrestuan”– tha policia.

Javët e tensioneve vluan kur policia izraelite e trazirave u përleshën me turma palestinezësh në xhaminë Al-Aqsa të Jeruzalemit, të Premten e fundit të muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit.Përleshjet e natës që nga ajo kohë në kompleksin, i cili është i shenjtë për myslimanët dhe hebrenjtë, dhe gjetkë në Jeruzalemin lindor kanë lënë të paktën 700 palestinezë të plagosur.

(e.k/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota benjamin netanyahu gjende e jashtezakonshme ne lod izrael lod benjamin netanyahu gjende e jashtezakonshme ne lod izrael lod

Sondazh

Poll

Bota 12 Maj 2021, 05:45

Ka filluar afrimi i Arabisë Saudite me Iranin?

Pasi heshti një kohë të gjatë, Irani ka konfirmuar për herë të parë njoftimet e mediave për zhvillimin e bisedimeve direkte me rivalin rajonal, Arabinë Saudite....