Aktualitet

I kërcënuar nga bandat e Vlorës? Gazetari kërkon leje për armë: Policia nuk më jep asnjë përgjigje, jetojmë në një q

11 Maj 2021, 16:49 Nga DOSJA
I kërcënuar nga bandat e Vlorës? Gazetari kërkon leje

TIRANË– Gazetari i ‘News 24’ në Vlorë, Enrik Mehmeti, ka bërë të ditur se ka aplikuar prej një viti në polici për të marrë një armë me leje. Teksa ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Top Talk’ ai tha se qyteti i Vlorës është i vështirë.

I pyetur nëse kishte kërcënime konkrete ai u shpreh se “të jetosh në një qytet si Vlora, duhet të marrësh disa masa”.

“Qarkullojnë aq shumë njerëz me armë, ndërkohë që shumë njerëz që i duan në banesat e tyre për sigurinë e tyre. Unë kam aplikuar që vitin e kaluar për një armë dhe policia nuk jep asnjë përgjigje. Ndërkohë që, qyteti është i mbushur me njerëz me armë. Sidomos për gazetarët, ne jetojmë në një qytet të vështirë. të paktën në banesë, duhet të kesh mbrojtje”, u shpreh gazetari, duke nënkuptuar se ka marrë kërcënime, për shkak të detyrës.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet enrik mehmeti gazetari kerkon arme enrik mehmeti gazetari kerkon arme

Sondazh

Poll