Bota

Sulm me armë në Rusi, fëmijë dhe mësues të vrarë në shkollën në Kazan

11 Maj 2021, 17:48 Nga DOSJA
Sulm me armë në Rusi, fëmijë dhe mësues të

RUSI-  Fëmijë dhe mësues kanë ngelur të vrarë nga sulmi me armë në shkollën e qytetit rus Kazan. BBC raportoi se 7 fëmijë dhe dy të rritur janë vrarë dhe 21 persona të tjerë kanë ngelur të plagosur.

Sulmi filloi rreth orës 09:20 me kohën lokale, i tha një burim në shërbimet e urgjencës agjencisë ruse të lajmeve Tass. Sinjali i parë nga një buton paniku në shkollë u dërgua pesë minuta më vonë.

“Të gjithë filluan të kapnin panik dhe të thoshin ‘mbylli dyert. Rreth një minutë më vonë, drejtuesi i shkollës filloi të bërtiste: Po mbyllim dyert! Ne dolëm rreth 15 minuta më vonë, jo nga dritaret. Doja ta bëja atë, por mësuesi mbylli dritaren menjëherë dhe tha jo,”-tha një student që ishte dëshmitar i sulmit.

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë disa fëmijë që kërcejnë nga dritaret për të shpëtuar si dhe njerëzit e plagosur që evakuohen. Mediat ruse raportuan se dy nga fëmijët kishin vdekur pasi u hodhën nga një dritare e katit të dytë.

Kryeministri rus Mikhail Mishustin foli për “pikëllim të madh” ndërsa udhëheqësi i Tatarstanit Rustam Minnikhanov e përshkroi sulmin si një “tragjedi të madhe”.

“Ne jemi shumë të pikëlluar që kjo ka ndodhur,”- tha ai.

Duke iu përgjigjur të shtënave, Presidenti rus Vladimir Putin tha se ai do të rishikonte ligjet e vendit për kontrollin e armëve.

(f.i/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota mikhail mishustin vdesin femije dhe mesues ne sulmin me arme te shkolles ne rusi vladimir putin mikhail mishustin vdesin femije dhe mesues ne sulmin me arme te shkolles ne rusi vladimir putin

Sondazh

Poll