Bota

Kritikoi shërbimin në spital! Vdes nga Covid-19 aktori indian Rahul Vohra

11 Maj 2021, 16:43 Nga DOSJA
Kritikoi shërbimin në spital! Vdes nga Covid-19 aktori indian Rahul

INDI- Aktori indian Rahul Vohra ka humbur jetën nga Covid-19 pasi kritikoi kujdesin e tij në spitalin ku ndodhej. CNN raportoi se lajmin për vdekjen e aktorit e ka dhënë gruaja e tij Jyoti Tiwari, e cila ka kritikuar cilësinë e shërbimit mjekësor.

Gruaja e aktorit, shkroi në Instagram të hënën se ai kishte vdekur, së bashku me një video të fundit të Vohra në spital. Videot e shkurtra komike të Vohra-s kanë grumbulluar dhjetëra miliona shikime në Facebook dhe YouTube.

“Ky (oksigjeni) është jashtëzakonisht i vlefshëm tani. Pa të, pacientët marrin mendsh dhe vuajnë. Ju përpiqeni të thërrisni shoqëruesin, por ata nuk vijnë. Ata vijnë brenda një ore ose më shumë, dhe ju duhet të menaxhoni disi në mungesë të tyre,”- tha ai në  pamjet e publikuar.

Në postimin e tij të fundit në Facebook, aktori shtoi: “Unë do të kisha jetuar po të kisha marrë një trajtim më të mirë. I juaji, Irahul Vohra.”

“Rahul-i im na ka lënë, të gjithë e dinë këtë, por askush nuk e di se si na la. Shpresoj që burri im të marrë drejtësi,”– shkroi Tiwari në postimin e saj në Instagram, duke kritikuar spitalin në të cilin ai qëndroi.

India është në mes të një vale shkatërruese të dytë të Covid-19, duke regjistruar mbi 300,000 infeksione të reja çdo ditë deri më tani.

(f.i/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota covid-19 humb jeten nga covid-19 aktori rahul vohra jyoti tiwari covid-19 humb jeten nga covid-19 aktori rahul vohra jyoti tiwari

Sondazh

Poll