Bota

Skenë makabre në Indi! Familjarët nuk kishin para për koston e krematoriumit, 100 trupat e viktimave nga Covid dalin në sip

11 Maj 2021, 16:08 Nga DOSJA
Skenë makabre në Indi! Familjarët nuk kishin para për koston

INDI- Lumi Ganges në Indinë veriore ka nxjerrë në sipërfaqe rreth 100 trupa të pajetë. Dyshohet se trupat janë viktima të Covid-19 të hedhur në lumin e Indisë. BBC shkruan se akoma nuk është e qartë se si trupat erdhën atje, por raportet sugjerojnë se ato mund të jenë viktima të Covid-19, të cilët familjarët nuk kanë pasur mundësi të paguajnë koston e krematoriumit.

“Ekziston një mundësi që këto trupa të kenë dalë nga Uttar Pradesh,” -i tha BBC një zyrtar lokal, Ashok Kumar pasi mori në pyetje banorët lokalë. Ai tha se eshtrat do të varrosen ose do të digjen.

Zyrtarët thanë se trupat u dukën të fryrë dhe pjesërisht të djegur dhe se ata mund të kishin përfunduar në lumë si pjesë e praktikës së kremtimit të viktimave të koronavirusit përgjatë lumit Ganges në Uttar Pradesh.

Disa banorë dhe gazetarë lokalë thanë se një mungesë druri për djegiet dhe kostot në rritje të lidhura me funeralet po i linin disa familje pa mundësi tjetër veçse të vendosnin trupat e të dashurve të tyre që kishin vdekur nga virusi direkt në lumë.

India tani është epiqendra e pandemisë globale.

India ka regjistruar më shumë se 22.6 milion raste koronavirus dhe 246.116 vdekje të lidhura me kovid që nga fillimi i pandemisë, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins. Ekspertët besojnë se numri i vërtetë i të vdekurve mund të jetë shumë më i lartë.

(f.i/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota 100 trupa te pajete dalin ne siperfaqe te lumit ne indi ashok kumar covid-19 universitetit johns hopkins 100 trupa te pajete dalin ne siperfaqe te lumit ne indi ashok kumar covid-19 universitetit johns hopkins

Sondazh

Poll