Bota

‘Bastard, ju duhet të vdisni’, kërcënohet presidenti italian Sergio Mattarella, nën hetim 11 persona mes tyre dh

11 Maj 2021, 17:00 Nga DOSJA
‘Bastard, ju duhet të vdisni’, kërcënohet presidenti

ITALI– Hetimet dhe kërkimet përkatëse të njëmbëdhjetë të dyshuarve për kërcënim ndaj Presidentit të Republikës, Sergio Mattarella, po lëvizin midis Romës, Latinës, Padovës, Bolonjës, Trento, Perugia, Torino dhe Verbania.

“Largohuni”, “Bastard”, “Ju duhet të vdisni”. “Populli herët apo vonë do të rebelohet”, “ Kjo është ajo që ju meritoni”, këto janë disa nga mesazhet kërcënuese drejtuar presidentit Mattarella.

Sipas mediave italiane, tre nga personat e përfshirë janë militantë në qarqet e ekstremit të djathtë dhe një, Marco Gervasoni, është profesor në Universitetin e Molise dhe duket se është i lidhur me grupe dhe militantë supremacistë dhe antisemitikë, një element që del nga të dhënat e dukshme në platformë.

Hetimi ka të bëjë me postimet fyese që u shfaqën midis Prillit të 2020 dhe Shkurtit të 2021, origjina e të cilave u rindërtua së bashku me identitetin e autorëve nga njësia telematike e departamentit Ros të karabinierëve.

Mosha mesatare e të dyshuarve është midis 40 dhe 65, kështu që ata nuk janë fëmijë, por njerëz që kanë një formim ideologjik dhe një pozicion shoqëror. Në fakt, dokumentet hetimore përshkruajnë një “strategji të përpunuar të agresionit ndaj institucioneve më të larta në vend” duke filluar nga zyra më e lartë institucionale, ajo e Presidentit Mattarella.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota marco gervasoni sergio mattarella marco gervasoni sergio mattarella

Sondazh

Poll