Aktualitet

Rikthehen pas pandemisë! Myslimanët do të falin Fitër Bajramin në sheshin “Skënderbej” (INSTRUKSIONET E KMSH)

11 Maj 2021, 16:42 Nga DOSJA
Rikthehen pas pandemisë! Myslimanët do të falin Fitër

TIRANË– Komiteti Mysliman i Shqipërisë ka bërë të ditur se të gjithë besimtarët myslimanë do mund të falin ditën e enjte Fiter Bajramin në sheshin ‘Skëndërbej’. Ky është një rikthim që bëhet për myslimanët pas pandemisë dhe kufizimeve që ishin vendosur.

Në njoftimin e bërë publik, thuhet se falja do të nisë në orën 05:40 dhe mbaron në 06:20.  Komuniteti ka publikar programin e plotë:

NJOFTIM

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton të gjithë besimtarët se Fitër Bajrami do të falet ditën e enjte në orën 06:10 në Sheshin “Skënderbej”, Tiranë.
Programi fillon në orën 05:40 dhe mbaron në orën 06:20.
PROGRAMI I FITËR BAJRAMIT
Data: 13.05.2021
Dita: E enjte
Ora: 05:40-06:20
Vendi: Sheshi “Skënderbej”, Tiranë
Fillimi: 05:40, Moderatori Ejup Lila
Lexim Kur’ani: 05:45, Imami i Xhamisë së Et’hem Beut, Elton Karaj
Fjala përshëndetëse: 05:55, Kryetari i KMSh-së, H. Bujar Spahiu
Ligjëratë: 06:00, Nënkryetari i KMSh-së, Taulant Bica
Falja e Namazit: 06:10, Kryetari i KMSh-së prin në namaz
Hytbeja: 06:15 Myftiu i Tiranës, Lauren Luli

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet fiter bajrami fiter bajrami

Sondazh

Poll