Aktualitet

Fshehu gëzhojën që goditi në zemër “Djalin e Gjatë” tek 5 maji! Kush është Frenkli Myftari, sportisti që nxorri Shq

11 Maj 2021, 16:01 Nga DOSJA
Fshehu gëzhojën që goditi në zemër “Djalin e

TIRANË– Frenkli Myftari, 29 vjeç, është një prej të rinjve që dëshmoi vrasjen e Mehmet Qemës, i njohur me nofkën “Tallman” (Djali i gjatë). Dosja.al ka mësuar se Myftari është shpallur kampion bote në “Kick-Boks” më 2 Maj të vitit 2014, në disiplinën “loë kick” duke i dhuruar Shqipërisë një medalje ari për peshën 81 kilogram. Ai është pronari i një shkolle “kick-boksi” në Tiranë, e cila njihet për sloganin: Enjoy the punch! (Shijoje grushtin)

I riu njihej për miqësinë e tij me bandën e “5 majit”, duke luajtur një rol thelbësor në vrasjen e Qemës. Dyshimet kryesore janë se gëzhoja e plumbit që vrau Mehmet Qemën u fsheh nga Frenkli Myftari ndërsa pistoleta u hoq nga Xhuliano Koçi. Dy miqtë e Marjus Demës kanë pastruar lokalin, madje bashkë me Mariu Halilin kanë hedhur mbeturinat në kosh.

Ky pastrim sipas policisë ka pamundësuar edhe kërkimin për lëndë narkotike që dyshohet se po konsumonin të rinjtë para vrasjes. Disa orë pas vrasjes së “Tallmanit”, 28-vjeçari Marjus Dema bashkë me shokun e tij Frenkli Myftari kanë shkuar bashkë për t’u  vetëdorëzuar në polici. Sportisti i njohur akuzohet për moskallëzim krimi. 

LAJMI KRYESOR: “Banda e 5 majit” përgjak Tiranën/ Vritet Mehmet Qema, shoku provoi fatin dhe e qëlloi me plumb në zemër! Vetëdorëzohet sot në polici, dëshmia: S’doja ta vrisja, e bëra pa dashje! (ZHVILLIMET)

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet frenkli myftari mehmet qema vritet mehmet qema frenkli myftari mehmet qema vritet mehmet qema

Sondazh

Poll