Art&Argëtim

“I ke vajzat e shëmtuara”, Arjola Demiri i përgjigjet komentuesve: Ngjajnë nga babai i tyre, unë kur kam qënë sa to is

11 Maj 2021, 17:04 Nga DOSJA
“I ke vajzat e shëmtuara”, Arjola Demiri i përgjigjet

TIRANË– Aktorja Arjola Demiri është përballur kohët e fundit me disa mesazhe negative në rrjete sociale, ku i sulmonin vajzat. Aktorja është shprehur se fëmijët e saj ngjasojnë nga ana e babait të tyre. Teksa ishte e ftuar në emisionin ‘Rudina’, aktorja tha më tej, se kur ka qënë në moshën e vajzave të tyre ishte si ‘rosaku i shëmtuar’.

“Mesazhi ishte pak më i gjatë dhe thoshte që si ka mundësi që vajzat e tua janë kaq të shëmtuara dhe nuk të kanë ngjarë ty, si duket kanë ngjarë nga i ati. Nuk e dhashë pjesën që ishte poshtë. Në të vërtetë fëmijët e mi ngjajnë shumë nga i ati dhe duhet theksuar se gjenetikisht është një rracë shumë e bukur, shumë e pastër, janë njerëz shumë të bukur së jashtmi. Unë kur kam qenë në moshën e vajzave të mia, kam qenë si ai rosaku i shëmtuar. Fokusohem që fëmijët e mi të jenë të sjellshëm, punoj fort që fëmijët e mi të kenë një shpirt të bardhë, të kenë dhembshuri. Dhe për një prind nuk është e rëndësishme pamja e jashtme e fëmijës se sa është shëndeti dhe të jenë të zgjuar”, u shpreh aktorja.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

showbiz showbiz arjola demiri arjola demiri

Sondazh

Poll