Art&Argëtim

Përfliten se janë në një bashkëjetesë/ Argjira Spanca publikon video-n nën shoqërinë e Gracianos

11 Maj 2021, 14:46 Nga DOSJA
Përfliten se janë në një bashkëjetesë/ Argjira

TIRANË– Balerini i njohur Graciano Tagani është në një lidhje dashurie dhe ka nisur bashkëjetesën. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai gjatë një interviste për emisionin “Ëhy not”. Ai është shprehur se dashuria për partneren e ka plotësuar shpirtërisht, mirëpo ka preferuar të mos ia zbulojë emrin.

“Jam në një bashkëjetesë dhe nuk do ta them emrin, por që jam shumë i lumtur dhe një kthesë shumë e madhe në jetën time ka qenë dhe dashuria. Më ka plotësuar shpirtërisht”, ka treguar Graciano.

Ndërkaq nga burime të ndryshme pranë balerinit kanë zbuluar se e dashura e tij është moderatorja bukuroshe Argjira Spanca. Dyshja janë prej muash pjesë e emisionit “E diell” dhe me siguri historia e tyre ka nisur pikërisht aty.

Ditën e djeshme, Argjira ka ndarë në instgram një story teksa darkonte me moderatorët Ervin Kurti, Fjoralba Ponari dhe balerini Graciano Togani duke shkruar sipër “Njerëzit e mi”.

Çdo gjë është në kuadrin e thashethemit ende derisa çifiti të pranoj ose jo romancën.

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

showbiz showbiz argjira spanca graciano tagani argjira spanca graciano tagani

Sondazh

Poll