Art&Argëtim

Dalin në ankand sendet e Amy Winehouse, babai i këngëtares tregon se ku do të shkojnë fondet e mbledhura

11 Maj 2021, 11:54 Nga DOSJA
Dalin në ankand sendet e Amy Winehouse, babai i këngëtares tregon

SHBA- Babai i këngëtares së ndjerë, Mitch Winehouse tha për prestigjozen “The Mirror” që në nder të 10-vjetorit të vdekjes së së bijës Amy Winehouse do të nxirrnin në ankand dia nga sendet personale të këngëtares.

Ai u shpreh se teksa koha kalon bëhëej më e veshtire të shihnin rrobat dhe sendet e saj personale.

Sendet e Amy-t kanë qenë të mbyllura për një kohë të gjatë dhe familja vendosi që të mbanim gjërat më të çmuara, personale, për veten tonë, dhe nxjerrja në ankand e të tjerave do të ndihmonte ata që kanë nevojë përmes fondacionit dhe organizatave të tjera bamirëse,” -tha Mitch.

Me përvjetorin e vdekjes së saj, për familjen është jashtëzakonisht prekëse të shikojë veshjet e saj të bukura të varura në dollap, kështu që ne vendosëm të nxjerrim në ankand këto veshje skenike”, shtoi më tej ai.

Ankandi do të fillojë në muajin  nëntor dhe kompania “Julien” tha në faqen e internetit se ankandi do të përfshijë disa nga veshjet më ikonike skenike, të seteve fotografike dhe veshje performuese të Amy-t. Veç veshjeve, pjesë e ankandit do të jenë edhe këpucët, bizhuteritë dhe aksesorët e këngëtares së ndjerë.

Çanta në formë zemre që Amy mori në “Brit Awards 2007” do të jetë një ndër artikujt që do të dalë në ankand. Çanta pritet të arrijë vlerë më të madhe se 19,500 dollarë.

Shtëpia e ankandit ka thënë se të ardhurat do të shkojnë për “Amy Winehouse Foundation”, që u krijua nga prindërit e saj në vitin 2011, pasi ajo ndërroi jetë.

Duket një mënyrë e përshtatshme për të mbledhur fonde në emrin e saj,“- tha i ati i Winehouse për “The Mirror”.

Amy Winehouse ndërroi jetë më 23 korrik të vitit 2011, për shkak të helmimit nga alkooli, në moshën 27-vjeçare. Në atë kohë, hetimi mjeko-ligjor për vdekjen zbuloi se Amy kishte kaluar më shumë se pesë herë kufirin e alkoolit kur vdiq.

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

showbiz showbiz amy winehouse mitch winehouse amy winehouse mitch winehouse

Sondazh

Poll