Art&Argëtim

Bebe Rexha shkëlqen me albumin e ri, këngëtarja në majë të listës së albumeve më të mira debutuese në Spotify

11 Maj 2021, 09:28 Nga DOSJA
Bebe Rexha shkëlqen me albumin e ri, këngëtarja në majë

SHBA– Bebe Rexha, këngëtarja shqiptare me një sukses ndërkombëtar ka publikuar albumin e saj të dytë pas një pune të gjatë e intensive.

Puna duket sikur po shpërblehet me meritat e duhura për shumë nga këngët e tij, që tashmë janë pëlqyer në masë të madhe nga publiku.

Aktualisht, “Better Mistakes” kryeson listën e 10 albumeve më të mira debutuese në atë që njihet si platforma më e madhe e muzikës në botë, Spotify. Këtë e ka bërë të ditur vet Spotify përmes një postimi në rrjetin social Instagram me 10 albumet më të mira debutuese, me artisten shqiptare në krye të saj.

E lumtur për këtë sukses, Rexha e ndau me ndjekësit e saj në InstaStory këtë fakt, duke i falënderuar ata për mbështetjen e dhënë deri më tani.

“Better Mistakes” është një album me 13 këngë të artistes, disa prej të cilëve janë publikuar me klipe, si këngët: “Baby, I’m Jealous” (bashkëpunim me Doja Cat), “Sabotage”, “Break my heart, myself” (bashkëpunim me Travis Barker).

Vet artistja ka treguar se këngët e albumit i përkasin zhanrit dark-pop, frymëzuar nga problemet e saj ndër vite me shëndetin mendor.

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

showbiz showbiz albumi i ri bebe rexha albumi i ri bebe rexha

Sondazh

Poll