Bota

Dermatologët japin KËSHILLAT: Rritja e temperaturave dhe maskat, nuk duhet harruar kremi i diellit

11 Maj 2021, 14:47 Nga DOSJA
Dermatologët japin KËSHILLAT: Rritja e temperaturave dhe maskat, nuk

ITALI- Vera është afër dhe të gjithë dëshirojnë të  çlirohen nga detyrimi i maskave anti-covid. Ekspertët e Sidemast, Shoqatës Italiane të Dermatologjisë kanë hartuar disa këshilla për të inkurajuar vështirësitë midis rritjes së temperaturave dhe mbrojtjes. Mediat e huaja shkruajnë se dermatologët italian kanë përgatitur disa këshilla që u kushtohen të rriturve dhe fëmijëve.

Pasquale Frascione, nënkryetar i Sidemast thotë se përkeqësimet e fytyrës mund të krijohen nga përdorimi i maskave.

Ato mund të shkaktohen për shembull nga përbërja e elastikut ose nga ndjeshmëria ndaj metalit që përdoret për të modeluar maskën në hundë. Por ato gjithashtu mund t’i atribuohen përdorimit të papërshtatshëm të maskës. Nëse tentojmë ta përdorim atë për një kohë të gjatë. Ose mund të ketë gjurmë të detergjenteve nëse maska, pasi të jetë larë, nuk është shpëlarë mirë, ose, nëse është dezinfektuar me një sprej pastrues, nuk është akoma e thatë ,”- tha ai.

Këshillat e zhvilluar nga dermatologët italianë mund të ndihmojnë në rivendosjen e një pamje të shëndetshme në atë që ndryshe pëcaktohet si “covidface”.

Kjo do të thotë një fytyrë që mund të plaket edhe pesë vjet në vetëm gjashtë muaj pandemi me theksimin e qeseve, rrathëve të errët, rrudhave , lëkurë të tharë, sy të shurdhër. Për këtë arsye, maskat e bardha të certifikuara CE duhet të vishen gjithmonë, në pëlhura natyrore ose hipoalergjike që mund të ndihmojnë lëkurën të marrë frymë. Ekspertët thonë nëse e dini që do të duhet të vishni maskën për një periudhë të zgjatur duhet të bëjmë kujdes të madh në zgjedhjen e produkteve për pastrimin dhe rutinën e hidratimit.

Hidratimi i lëkurës është tepër thelbësor prandaj dhe dermatologët me ardhjen e verës gjithashtu këshillojnë se nuk duhet të harrojmë një krem dielli sepse rrezet e diellit gjithashtu kalojnë përmes indeve.

(f.i/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota covid-19 keshilat e sidemast pasquale frascione shoqata italiane e dermatologjise covid-19 keshilat e sidemast pasquale frascione shoqata italiane e dermatologjise

Sondazh

Poll