Operacion anti-drogë në Durrës, pranga dy të rinjve! Tentuan të iknin por e shtëna në ajër i ndaloi, me vete kishin 1 kg
11 Maj 2021, 15:37Nga DOSJA
DURRËS– Aksion anti-droge në lagjen 13 të Durrësit! Policia e Shtetit, në bashkëpunime me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë vendosur në pranga dy të rinj, të identifikuar si Vilson Memini dhe Erges Shehi, të cilët shpërndanin kokainë në qytet.
Operacioni është finalizuar pasditen e sotme në qytet, ku fillimisht të rinjtë kanë teëntuar që të largohen me vrap por e shtëna në ajër e një prej efektivëve të Policisë i ka “ngrirë” në vend. Duke i dorëzuar kështu në prangat e efektivëve. Dosja.al ka sjellë edhe pamjet e arrestimit të të rinjve, ku dallohet momenti që janë kapur prej krahësh nga dy efektivë të maskuar.
Deri më tani nga burime zyrtare, mësohet se të rinjtë vëzhgoheshin prej kohësh dhe se sot, gjatë kontrollit u janë gjetur me vete 1 kilogram kokainë. Gjithashtu “blutë” e qytetit kanë bërë me dije se dy të rinjtë e prangosur kishin precendetë të mëparshëm penalë. Nuk dihet nëse operacioni ende vijon për prangosjen e personave të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës në qytet, apo ka përfunduar sot me arrestimin e Meminit dhe Shehit.
(k.m/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
ITALI– Prokuroria e Catanzaros në Itali ka mbyllur hetimet për 83 personat e përfshirë me Ndranghetan. Il Notizie shkruan se mes personave që ishin në hetim ish...
TIRANË– Sezoni verë-vjeshtë është vetëm pak ditë larg hapjes. Ndërkohë që qytetarët presin të marrin ato ditë pushimi pas punës së lodhshme të një viti të ...
KOSOVË– Këngëtari Kastriot Rexha, i njohur si Majku ka reaguar ditën e sotme pas lajmit të trishtë të ndarjes nga jeta të mikut të tij Mehmet Qemës, si pas...
TIRANË– Ndryshime të reja kanë ndodhur në policinë në Tiranë dhe në Ersekë. Ylli Doda është emëruar shef i komisariatit numër 6 në Tiranë. Ai zëvendëson në...
TIRANË– Nuk e mundi lufta me bandën e Selitës, por një aksident i trefishtë pikërisht në lagjen e tij, në zonën e Yzberishit në Tiranë. Dosja.al ka s...
TIRANË– Mehmet Qema, 27-vjeç i cili u vra me armë zjarri nga miku i tij kishte më pak se një muaj që ishte kthyer nga Britania.Autori i vrasjes ësht...
TIRANË– 4 persona kanë humbur jetën dhe 50 të tjerë janë infektuar me Covid. Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur ditën e sotme se nga 2956 testime kanë ...
56 400 mallra kulturorë janë sekuestruar pas një operacioni të organizuar kundër trafikimit të paligjshëm të mallrave kulturorë në 31 shtete, ndërsa janë arrest...
Aktualitet11 Maj 2021, 14:08
SARANDË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Sarandë, ku një 33-vjeçar me inicale R.M., është gjetur pa shenja jete në banesën e tij....
GREQI- Një vajzë shqiptare në Leichaina ka humbur jetën ditën e djeshme, teksa po mblidhje lulekuqe në afërsi të serave të prindërit të saj. Newsone shkruan se ...