Bota

Dekorimi i Handkes nga Vuçiç, reagon Kandic: Është nisje e luftës në rajon dhe njerërzve që mbajnë turpin e genocidit

11 Maj 2021, 14:20 Nga DOSJA
Dekorimi i Handkes nga Vuçiç, reagon Kandic: Është nisje

SERBI– Drejtoresha e Fondit për të Drejtën Humanitare në Beograd, Natasha Kandic, ka reaguar pasi presidenti Aleksandër Vuçiç ka dekoruar mohuesin e gjenocidit dhe mbështetësin e Millosheviçit, Peter Handke me medaljen më të lartë shtetërore “ Urdhëri i Yllit të Karagjorgjit”.

Kandic përmes një reagimi në Twitter ka thënë se Vuçiçi me atë gjest ka filluar një luftë kundër botës së civilizuar, fqinjëve dhe njerëzve në Serbi që mbajnë turpin e gjenocidit të kryer nga Millosheviçi në vitet e 90-ta.

“Duke dekoruar me “Urdhrin e Yllit të Karagjorgjitit” Peter Handken, Presidenti i Serbisë, filloi luftën kundër botës së civilizuar, fqinjëve dhe secilit prej nesh në Serbi që mbajmë turpin e gjenocidit të kryer dhe krimeve masive të forcave serbe në luftërat e viteve 1990. Nuk ka asnjë dromcë shprese”,- ka shkruar Kandic.

Sipas Express, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, para dy ditësh e ka dekoruar me medaljen më të lartë shtetërore “Urdhri i Yllit të Karagjorgjit” fituesin e çmimit Nobel për letërsi vitin e kaluar, Peter Handke, i cili i bëri apologjetikë Sllobodan Millosheviçit për krimet e kryera në Ballkan.

Vuçiq e falënderoi Handken për gjithçka që bëri për Serbinë, duke e konsideruar “zëdhënës” të tyre.

Në anën tjetër, asnjë zyrtar shtetëror i Kosovës nuk ka reaguar ndaj dekoratës që presidenti serb Aleksandër Vuçiq i ka bërë mbështetësit të Millosheviçit, shkrimtarit austriak, Peter Handke.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic gjenocidi serb natasha kandic peter handke aleksander vucic gjenocidi serb natasha kandic peter handke

Sondazh

Poll